Mobi Casa

Punëtori shqiptar bie në lumë me kamion dhe vdes

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Punëtori 43 vjeçar, shqiptari nga Kosova, Ramadan K.ka humbur jetën deri sa ishte duke punuar me kamionin e tij vetëshkarkues

Të hënën, rreth orës 8.45, Ramadani po voziste me kamionin e tij vetëshkarkues përgjatë lumt Glatt. Nga shkaqe të panjohura ai rrëshqet nga rruga dhe bie me makinën e tij nga bregu i rrëpinjtë në lum. Presioni i rënies e hedh atë nga kabina e kamionit në ujë, ndërsa rrymna e fuqishme e lumit e bart atë me vete. Një kolegë i punës arriti ta nxirrte nga lumi por, përkundër rianimacionit që iu bë, çdo ndihmë për të ishte e vonuar. Ai vdiq në vendin e ngjarjes, shkruan 20 minuten.

Eco Higjiena

Ramadan K. nga Bülachu ka lënë mbrapa vetes një vajzë dhe një djalë, 13 respektivisht 16 vjeçarë. Ai kishte ardhur në Zvicër para 21 vitesh dhe ka punuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Shokët e tij të punës kanë vetëm fjalë të mira për të ndjerin. Të gjithë, 50 kolegët e punës të viktimës, të hënën, pas aksidentit të rëndë kanë lënë punën. “Jemi të tronditur dhe pyesim veten, si mundi të ndodhte kështu”, thonë ata. Ramadani nuk ka pasur probleme shëndetësore. I vetmi shpjegim për aksidentin është që makina e tij të ketë rrëshqitur për shkak të rrugës me lagështi, thonë ata.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.