ARKATANA

Punëtori bie nga lartësia në Gjilan, arrestohet dhe më pas lirohet pronari i firmës për rrezikim të sigurisë në vendin e punës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një punëtor ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash gjatë orarit të punës në Gjilan. Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 16 mars 2026 rreth orës 10:40 në rrugën Rruga “Idriz Seferi”, ku viktima, mashkull kosovar, ishte duke kryer detyrat e tij në një firmë kur ka rënë nga lartësia, duke pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari, pronar i firmës, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

HW

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.