Eko Higjiena

Punëtorët e Pentagonit shfletonin faqet pornografike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

John James Jr., drejtori ekzekutiv i agjencisë së Pentagonit që është kompetente për sistemit e mbrojtjes raketore (Pentagon Missile Defense Agency), i urdhëroi punonjësit që ta ndalojnë përdorimin e kompjuterëve zyrtarë për shfletimin e faqeve pornografike.

Në letrën e tij James ka theksuar se ka vërejtur se kompjuterët zyrtarë janë përdorur për “qëllime të pahijshme”.

“Më saktësisht, është vërejtur se disa punonjës kanë hyrë në ueb-faqet ku kanë dërguar mesazhe që kanë përmbajtje e fotografi pornografike ose seksuale.

Uji Dea

Një sjellje e tillë nuk është vetëm joprofesionale që pasqyron kohën e cila nuk është përkushtuar në detyrat reale, por është shkelje e qartë të dispozitave që rrezikojnë sigurinë”, thuhet në letrën e drejtorit.

Faqet pornografike janë, në fakt, të njohura për “opusin e begattë” të viruseve. Nga Pentagoni megjithatë theksojnë se mbrojtja e sigurisë nuk ka thyer asnjëherë.

Punëtorët e “prapë” që deri tash janë kënaqur me përmbajtje të papërshtatshme mund të presin edhe “masat e duhura disiplinore”: që nga kufizimi në qasjen e të dhënave e madje pushimin nga puna.