Punëtorët e KEDS-it në Kamenicë kërkojnë rritje të pagës

Kamenicë – Këta grevistë të KEDS-it (shqiptarë e serbë) shpresojnë në mirëkuptimin e punëdhënësit që së shpejti do t’ u rriten paga, ndryshe greva do të përshkallëzohet.
Vërejtja e parë: një orë grevë e punëtorëve të KEDS-it në Kamenicë(nga ora 8:30-8:30). Arsyeja e grevës: ngritja e pagave. Që nga privatizimi i KEK-ut nuk kemi rritje, ndërkaq ata që kanë mbetur me KEK marrin paga dyfish më shumë. Këta grevistë të KEDS-it (shqiptarë e serbë) shpresojnë në mirëkuptimin e punëdhënësit që së shpejti do t’ u rriten paga, ndryshe greva do të përshkallëzohet.
Grevistët e Kamenicës njoftojnë se në këto momente janë duke protestuar edhe punëtorët e distriktit të KEDS-it në Gjilan. Kështu do të protestohet deri më 1 shtator kur do të organizohet një grevë e përgjithshme në shkallë Kosove, thonë grevistët nga Kamenica./xhevdet kallaba/rajonipress/