Fundamenti

Punësimi, premtimi kryesor politik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse ndodh siç po premtojnë partitë politike, në katër vitet e ardhshme Kosova duhet të importojë punëtorë nga jashtë për t’i plotësuar vendet e lira të punës. Në programet politike ata parashohin të hapin qindra mijëra vende pune dhe të investojnë miliarda euro në zhvillim të sektorëve më potencialë. Kështu, të gjithë qytetarët e Kosovës duket se do të rehatohen në punë, kryesisht në bujqësi. Orientimi kryesor i investimeve, në planet politike të partive që do të garojnë në zgjedhjet e 8 qershorit shihet se është në këtë sektor.

Premtime shpresëdhënëse për të papunët gjatë kësaj jave kanë bërë PDK, LDK dhe AAK.

PDK ka premtuar që në katër vitet e ardhshme të investojë mbi 500 milionë euro në bujqësi. Kjo parti ka premtuar se këto investime do të krijojnë 50 mijë vende të reja pune. E, partia më e madhe opozitare, ka premtuar se gjatë katër viteve të qeverisjes së LDK-së, do të trefishohet buxheti për sektorin e bujqësisë, do të investohen 1.2 miliard euro në këtë sektor dhe do të krijohen 120 mijë vende pune në bujqësi dhe industrinë përcjellëse.

Uji Dea

Ndërkaq, AAK premton 200 mijë vende të reja pune dhe rritjen e pagës mesatare në 1 mijë euro.

Për dallim nga këto parti, AKR dhe Lëvizja Vetëvendosje ende nuk kanë dalë me shifrat e tyre për vendet e reja të punës që do t’i krijojnë në katër vitet e ardhshme. Megjithatë, në AKR gjatë gjithë kohës kanë proklamuar se plani ekonomik i kësaj partie është më i mirë nga të gjitha partitë…(tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.