KKVITI

“Punë e kryer”, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Analistët politikë e vlerësojnë këtë gjendje si thellim serioz të krizës para shpërbërjes së Kuvendit, rrëzimit të qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Kosova udhëhiqet nga pakica e cila nuk mund të llogarisë në miratimin e asnjë ligji, nëse paraprakisht nuk “blihen” deputetë sa për t’i bërë numrat. Dështimet e shumta për mungesë kuorumi, pastaj vendimet e jashtëligjshme e jo kushtetuese, kanë bërë që ky legjislativ të humbë legjitimitetin e vet, por edhe besimin qytetarë”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Kjo legjislaturë e Kuvendit të Kosovës po dëshmohet si legjislatura më e dobët dhe aspak funksionale që ka pasur Kosova që nga shpallja e pavarësisë e deri më tani.

Përveç dështimit të njëpasnjëshëm të seancave në mungesë kuorumi, së fundi po dështojnë edhe mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit.

Analistët politikë e vlerësojnë këtë gjendje si thellim serioz të krizës para shpërbërjes së Kuvendit, rrëzimit të qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

Analisti politik, Ramiz Bojaj e sheh punë të kryer rrëzimin e kësaj qeverie dhe shpërbërjen e Kuvendit. Ai thotë se është vetëm çështje ditësh, ngase kjo legjislaturë funksionon në bazë të kontrabandimit të deputetëve, të grupeve servile e zhvatëse të cilat nuk kanë as legjitimitet e as kredibilitetet për të marrë vendime të rëndësishme.

Eco Higjiena

“Kosova udhëhiqet nga pakica e cila nuk mund të llogarisë në miratimin e asnjë ligji, nëse paraprakisht nuk ‘blihen’ deputetë sa për t’i bërë numrat. Dështimet e shumta për mungesë kuorumi, pastaj vendimet e jashtëligjshme e jo kushtetuese, kanë bërë që ky legjislativ të humbë legjitimitetin e vet, por edhe besimin qytetarë, sepse mbështetja në kritere e parime ka kohë që ka humbur”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, deputetët e këtij legjislativi nuk përfaqësojnë interesat e shtetit të Kosovës, prandaj kërkohet ri legjitimim i një legjislature të re me mandat dhe besim kredibil qytetar, sado që pa ndryshimin rrënjësor të kësaj skenë politike, edhe zgjedhjet e reja nuk do të ofrojnë zgjidhjen e dëshirueshme të plotë.

“Zgjedhjet e reja janë e vetmja mundësi për të konfirmuar legjitimitetin e një legjislativi të ri, sepse të ‘shiturit e kontrabandistët’ e votave, nuk kanë më besimin e qytetarëve për asgjë. Pavarësisht kësaj, edhe pse zgjedhjet shihen mundësi e re për të krijuar legjitimitetin e duhur, prapë se prapë, qytetarët mbesin skeptikë për ndryshime të shpejta, sepse kapja e shtetit është e thellë, përderisa ç’kapja e një sistemi të tërë kërkon kohë, vendosmëri por edhe heronj. Po ashtu, qytetarët kanë humbur në masë të madhe besimin tek të gjitha kastat politike, të cilat kanë udhëhequr me shtetin, tash e 20 vjet”, tha analisti Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Bojajt, rrezikun më të madh të dështimit edhe pas zgjedhjeve të reja e paraqet praktika e riciklimit të figurave të vjetra në listat zgjedhore, që do të duhej eliminuar dhe futur krejtësisht figura të reja dhe të pa sprovuara e të pa korruptuara.

“Të ricikluarit nëpër partitë e vjetra, por edhe në ato degëzat e reja, nuk sjellin asnjë shpresë. Të gjitha grupimet politike që kanë qeverisur më vendin, në çdo mandat kanë forcuar hajdutërinë e tyre, kanë forcuar klientelat dhe klanet e militante, duke rritur vetëm nepotizmin, krimin e organizuar e korrupsionin, gjithnjë, duke rrënuar sistemin ekonomik, drejtësinë, sistemin arsimor”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.