Hidromorava

Punë e çmuar për studime në drejtësi

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Flamur Hyseni – Dr.Radomir D.Llukiq, Metodologjia e së drejtës, fq. 284, Universiteti i Prishtinës, 2012, shqipëroi dhe përshtati Prof.Dr.sc.Osman Ismaili

Prof. Dr. sc. Osman Ismaili e rikonfirmoi edhe një herë se në prag të dyzetvjetorit të tij si ligjërues i së drejtës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vazhdën e punëve të çmuara, bëri edhe një punë të çmuar për drejtësinë, kësaj here duke përkthyer me një mjeshtëri të lartë tipike profesionale, i solli lexuesit dhe studiuesit të shkencave juridike një vepër të mrekullueshme në gjuhën shqipe për studimet në shkencat juridike të titulluar “Metodologjia e së drejtës”, të autorit Dr.Radomir D. Llukiq.

Metodologjia e së drejtës, një libër i munguar, por tani po i ofrohet studiuesit shqiptarë të shkencave juridike gjithandej nga gjendet dhe do t’i lehtësojë shumë punën me njohjen në detale të aplikimit të metodologjisë të së drejtës në shkencat juridike, kjo po bëhet fal punës së pa lodhshme dhe shumë të çmuar e tejet profesionale të profesorit dhe studiuesit të shkencave juridike me përvojë dyzet vjeçare, Prof.Dr.sc.Osman Ismaili.

Thuhet nga teoricientët se të përkthesh dhe përshtatësh është mrekulli, në rastin e përkthimit të librit universitar me titull “Metodologjia e së drejtës” vërehet kjo mrekulli, është aq i përshtatshëm për tu lexuar dhe kuptuar, edhe fiton bindjen gjatë leximit se cili është autori?

Profesionalizmi dhe njohja shumë profesionale e lëmisë së shkencave juridike nga ana e përkthyesit bënë që libri të tejkaloi kërkesat për lexim nga ana e studiuesve të shkencave juridike, pra libri do të jetë shumë i kërkuar edhe nga studiuesit e tjerë të shkencave tjera shoqërore. Librin “Metodologjia e së drejtës” në gjuhen shqipe të veçantë e bënë fakti se është përkthyer me kompetencë të lartë profesionale, pikërisht nga një njohës i dalluar i shkencave juridike, siç është Prof.Dr.sc.Osman Ismaili.

Universiteti i Prishtinës duke përkrahur këtë projekt të Prof.Dr.sc.Osman Ismailit se duhet përkthyer libri universitar “Metodologjia e së drejtës” të autorit Dr.Radomir D. Lukiq, tregoi se është i gatshëm të jep mundësi për punë hulumtuese shkencore, sidomos në përkthimin e veprave bazike me vlera të veçanta shkencore në të gjitha lëmitë shkencore, e veçanërisht në shkencat juridike.

Libri “Metodologjia e së drejtës” është i rëndësishëm në shumë aspekte, sidomos në aspektin e ofrimit të njohurive bazë për njohjen teoriko – shkencore të shkencave juridike dhe në aspektin e njohjes bazë të metodologjisë për shkencat juridike. Është i strukturuar në pjesë, kapituj, nën kaptina, krerë, nën krerë, e cila strukturë e bënë edhe të dalluar në aspektin strukturor të jetë edhe libër i veçantë.

Në libër fillimisht trajtohen metodat se me çfarë në fakt merret Metodologjia e së drejtës, ndërsa në pjesën tjetër shtjellohen në detale metodat shkencore që merren me studimin e së drejtës, me njohjen e së drejtës, ku ekziston një ndarje në metodat reale dhe metodat ideale. Një ndarje tjetër për metodat e studimit të drejtës është bërë në metodat teknike të të së drejtës dhe në metodat e krijimit të së drejtës.

Mobi Casa

Në pjesën e parë të librit është bërë një organizim i tipit në kapituj, nënkaptina dhe krerë. Në kapitullin e parë shtjellohen metodat filozofike për njohjen e së drejtës. Në kapitullin e dytë, shtjellohen metodat shkencore për njohjen e së drejtës, ndërsa në nënkapitullin e parë shtjellohen metodat reale dhe në nënkaptinën e dytë metodat ideale. Në kreun e dytë shtjellohen metodat e varura shkencore për njohjen e së drejtës, si metoda historike – juridike dhe metoda krahasuese juridike.

Në libër me një mjeshtri të të shkruarit brilant dhe përkthimit tipik profesional, studiuesi – lexuesi ka shansin të njihet në detale me metodën e krijimit të së drejtës, për krijimin spontan të së drejtës dhe të drejtën zakonore, krijimin e vetëdijshëm – të planifikuar të së drejtës. Ndërsa te po kjo pjesë, pjesa e dytë, kapitulli i parë, kreu i dytë, nënkreu i parë shtjellohet procedura e përgjithshme e krijimit të vetëdijshëm dhe të planifikuar të së drejtës. Në nënkreun e dytë shtjellohen metodat e veçanta – të planifikuara në krijimin e së drejtës. Në kapitullin e parë, shtjellohet krijimi i së drejtës nëpërmjet normave individuale, si në shoqërinë e zhvilluar, ashtu edhe në atë të pa zhvilluar.

Në kapitullin e dytë, i cili është i strukturuar në tre krerë, shtjellohet krijimi i së drejtës me anë të normave të përgjithshme, si në kreun e parë, krijimi i së drejtës me anën e normave të përgjithshme në formën e normave individuale, në kreun e dytë, krijimi i drejtpërdrejtë i së drejtës me anë të normave të përgjithshme dhe në kreun e tretë, forma juridike.

Në kapitullin e dytë, metodat e zbatimit të së drejtës, i cili është ndarë në dy krerë, në kreun e parë shtjellohen metodat e zbatimit të normës së përgjithshme për rastet konkrete, ndërsa në kreun e dytë, realizimi i normës me vetë sjelljen e subjekteve.

Shikuar nga aspekti bibliografik, vërehet se bibliografia e Akademik Lukiqit është mjaft e pasur dhe e cituar në shumë vepra shkencore të shkencave juridike. Ndër veprat e ti me vlerë e rëndësi të veçantë studiuese janë: Fuqia detyruese e normës juridike – çështja e të drejtës objektive; Metodologjia e së drejtës, Sistemi i filozofisë të së drejtës; Teoria e shtetit dhe së drejtës I, II; Partitë politike; Teoria politike e shtetit; Historia e teorive juridike dhe politike; Formalizmi në sociologji; Sociologjia e moralit; Fillet e sociologjisë.

Libri universitar “Metodologjia e së drejtës”, tani në gjuhën shqipe, falë punës së madhe dhe të çmuar të Prof.Dr.sc.Osman Ismailit, është një libër bazik i cili do tu shërbejë shumë studentëve të fakulteteve juridike të gjitha universiteteve shqiptare në Ballkan, të të gjitha niveleve të studimeve, themelore, master dhe doktoratës, studentëve të shkencave politike e shkencave tjera shoqërore.

(Autori është assitent në katedrën e shkencave kushtetuese – administrative dhe kandidatë për doktoratë në të drejtën kushtetuese dhe administrative në Fakultetin Juridik të UP-ës)