Hidromorava

Kur shteti bëhet peng i individëve!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Sadiku – Qytetarët nga liderët politikë duhet të kërkojnë që ata ta ndërtojnë vendin e jo qytetarët të bëhen rob të animeve, preferencave, glorifikimeve e fetisheve për liderët.

I. Institucionet e Kosovës janë peng i këtyre individëve :

Uji Dea
  1. Albin Kurtit
    a. Si njëri nga liderët e tri partive më të mëdha
    b. Si lideri i partisë më të madhe në vend
    c. Si partia me më shumë vota në zgjedhjet e fundit të 9.2.2025, i cili nuk po jep oferta konkrete për formimin e institucioneve.
  2. Memli Krasniçi si njëri nga liderët e tri partive më të mëdha, i cili nuk po shpreh gatishmëri konkrete për zgjidhjen e bllokadës.
  3. Lumir Abdixhiku si njëri nga liderët e tri partive më të mëdha, i cili nuk po shpreh gatishmëri për zgjidhjen e bllokadës.
  4. Ramush Haradinaj si lideri i një partie të vogël.
  5. Fatmir Limaj si lideri i një partie të vogël.
  6. Glauk Konjufca, cili edhe pas shtatë dështimeve për moszgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit, qëllimisht nuk e ndërron kandidatin në mënyrë që të zhbllokohet bllokimi.
  7. Albulena Haxhiut, e cila edhe pas shtatë votimeve nuk e merr pëlqimin e deputetëve dhe nuk shpreh gatishmëri për t’u tërhequr nga kandidatura.
  8. Avni Deharit, si kryesues i seancës, i cili në vazhdimet e së njëjtës seancë tenton ta ndryshojë mënyrën e votimit nga ajo që e ka filluar.

II. Në sistemin pluralist demokratik liderët partiakë duhet të bashkëpunojnë, të japin alternativa, të mirëkuptohen, të ndërtojnë institucione.
III. Qytetarët votojnë demokratikisht për përfaqësimin e vullnetit të tyre, kurse nuk lejohet që liderët partiakë ta devijojnë vullnetin e qytetarëve duke reprizuar serinë e seancave shterpe dhe duke e quar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të kryeneçësive të tyre.
IV. Liderët partiakë duhet t’i shquajë kultura demokratike, fryma bashkëpunuese, toleranca mirëkuptuese, gatishmëria për pranimin e mendimit ndryshe, e kurrsesi urrejtja, mosdurimi, polarizimi, përçmimi i njëri-tjetrit, gjuha e papranueshme.
V. Qytetarët nga liderët politikë duhet të kërkojnë që ata ta ndërtojnë vendin e jo qytetarët të bëhen rob të animeve, preferencave, glorifikimeve e fetisheve për liderët.
Nuk janë liderët partiakë zot të vendit, ata janë në shërbim të qytetarëve, zot i vendit është populli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.