Puna vullnetare e Agron Murselit, shembull që duhet ndjekur nga gjeneratat e reja

Gjilan – Vullnetar për të dalë me pastrue gjithkund ku është e nevojshme, si dhe në aksione të organizuara ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen. Por të jesh vullnetarë për një kohë të gjatë është diçka e madhe, që e bën vetëm një zemër e një humanisti me vullnet shumë të madh. Një njeri të tillë mund ta shohim në fshatin Dobërçan, i cili çdo ditë e çdo kohë shihet duke punuar në ndonjë vend në fshat…. ky është Agron (Fehmi) Murseli, i cili tash e dhjetë vite merret me punët e mirëmbajtjeve të parqeve apo në përgjithësi të hapësirave gjelbëruese dhe duke e ushtruar këtë mjeshtëri, punon edhe në punë të rregullt.
Por Agroni, mjeshtërinë e tij e përdorë edhe në punët e shumta vullnetare në fshat, aty ku ka gjelbërim, gjithmonë aty shihet duke punuar, kujdesin ndaj punës në fshat tashmë e bën në mënyrë vullnetare, e sidomos në oborrin e objekteve komunale si në Shtëpinë e shëndetit dhe Shtëpinë e kulturës, duke i mirëmbajtur vullnetarisht, qe një kohë të gjatë, me ç’rast ua ka ndryshuar pamjen atyre vendeve me punën e tij të palodhshme. Dhe nuk ështē vetëm puna fizike që e bën pa ndalur, por janë edhe organizimet e shumta që i benë qoftë për të mbjellë lule, drunj dekorativ apo edhe shumë punë të tjera për të mirën e fshatit.
Përveç tjerash, Agronit nuk i mungon as ana humanitare dhe organizimet për tu ndalë në ndihmë nevojtarëve, angazhim të cilin e ka dëshmuar shumë herë dhe vazhdon ta dëshmojë.
Njerëz të tillë me siguri i ka lakmi që t`i ketë çdo komunitet, andaj mendojmë se Agroni është një shembull që duhet ndjekur edhe nga të tjerët, e sidomos nga gjeneratat e reja, për të treguar kujdesin dhe dashurinë ndaj vendlindjes./rexhep arifi/rajonipress/