Mobi Casa

Puna e Qemajl Mustafës përkrahët edhe nga njerëz të LDK-së

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qahil Halili nënkryetar i nëndegës së LDK-së në Zhegër e ka përkrahur hapur punën e Qemajl Mustafës. Halili tha se Mustafa ka bërë punë shumë më të mëdha sesa pushtetet e tjera.

Jo të gjithë në kuadër të LDK-së mendojnë keq për pushtetin komunal. Madje, Qahil Halili foli hapur në debatin me kryetarin e Komunës dhe qytetarët. Halili për rajonipress tha se në debatin me Qemajl Mustafën ka folur si qytetarë,por edhe si njeri i LDK-së.”Unë jam në LDK ,por aty kam folur si qytetarë i Gjilanit dhe realisht kamë folur me tru , por edhe me zemër” tha Halili.

Halili duke e arsyetuar qëndrimin e tij rreth punës së Qemajl Mustafës tha se investimet në kohën e Mustafës janë miliona herë më të mëdha, në krahasim me të tjerët. Sipas tij administrata është shumë më efikase,dhe qytetarët po e kuptojnë se ka më shumë transparencë dhe realisht gjërat janë të prekshme tha ai.

Mobi Casa

Por ,Halili nuk pendohet dhe nuk i bije pishman edhe nëse flet si kuadër i LDK-së. “Unë nuk mendoj se dikush nga LDK mund të më hakmerret. Unë edhe nëse flas si anëtar i LDK-së sërish mendoj se Qemajl Mustafa është më i hapur dhe më komunikues sepse nuk ka qytetar që nuk e pret si duhet ,madje ka ditë që i pret deri në 100 veta ,kurse telefonin e ka hapur tërë kohën”.

Duke komentuar protestën dhe kërkesat e Zhegrës, Halili i cili edhe është nënkryetar i nëndegës së LDK- në këtë fshat tha se protesta ka pasur karakter politik. “Zhegra duhet të kërkojë zgjidhje tek Ministria e Infrastrukturës dhe jo tek komuna. Protesta s`ka pasur efekt sepse adresa ka qenë e gabuar” tha Halili.

Halili tha se askush nuk mund t`i mohojë investimet që kanë ndodhur në këtë kohë.”Të gjithë e dinë se ky pushtet aktual në Zhegër ka ndërtuar shkollën e re, kanalizimin,ujësjellësin,ka asfaltuar disa rrugë të disa lagjeve. Të gjitha këto janë investime të Komunës. Thjeshtë nëse e shikojmë matematikën dhe bëjmë krahasimin me të tjerët, del se investimet në Zhegër janë 100 % më të mëdha sesa në pushtetet e kaluara “tha Halili./rajonipress/