FITORJA

Publikohet rezoluta e plotë e LDK-së, që pritet të votohet sot në Kuvend

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për më pak se dy orë deputetët do të mblidhen edhe një herë në lidhje me procesin e dialogut me Serbinë, përkatësisht idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjimin e kufijve” në mes të dy shteteve.
Në mungesë të kuorumit, rezoluta e propozuar nga LDK-ja nuk arriti të hidhej në votim gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur dje.

Rezoluta e cila pritet të votohet sot nga ora 10:00 ka vetëm një pikë që synon të ndalë Thaçin në negocimin e territorit, shkruan KP.

Rezoluta:

Duke marrë parasysh Rezolutat e Kuvendit të Kosovës të datave 10 mars 2011, 28 korrik 2011, 18 tetor 2012, 6 qershor 2013 dhe 26 dhjetor 2016;

Duke marrë parasysh që nuk kemi ende një debat dhe vlerësim mbi dialogun e mëparshëm me Serbinë 2011-2017, përfshirë këtu Raportin e Qeverisë së Kosovës të datës 9 korrik 2018 mbi arritjet dhe sfidat e marrëveshjeve të atij dialogu;

Duke marrë parasysh nevojën për debat e konsensus të brendshëm para rifillimit të dialogut me Serbinë;

Duke marrë parasysh se nuk kemi formulim zyrtar e institucional të kërkesave të Republikës së Kosovës për Republikën e Serbisë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe është përgjegjëse për humbjet, dëmet dhe vuajtjet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës gjatë okupimit dhe luftës;

Të vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur shtetësinë dhe pavarësinë, sovranitetin dhe kushtetushmërinë, integritetin territorial e institucional të Republikës së Kosovës;
Të përkushtuar për integrim dhe anëtarësim të Republikës së Kosovës para se gjithash në BE, NATO dhe OKB;

ARKATANA

Të angazhuar për fqinjësi të mirë me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Republikën e Serbisë;

Në dijeni për shqetësimin e popullsisë për tensionimet e mundshme, përfshirë këtu praninë dhe aktivitetin e shtuar të xhandarmërisë serbe në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit;

Duke marrë parasysh që nuk kemi një qëndrim apo vendim të përbashkët për parimet, agjendën dhe formatin e dialogut të ri me Serbinë;

Duke marrë parasysh që Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi, pa një mandat paraprak nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, tashmë ka diskutuar me homologun e tij nga Serbia çështje që lidhen me integritetin territorial të Republikës së Kosovës;

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në mbështetje të nenin 65.1 te Kushtetutës se Kosovës dhe nenit 44, paragrafi 4, pika (d) të Rregullores të Kuvendit; pas debatit parlamentar të mbajtur në seancën e jashtëzakonshme të datës 31 tetor 2018, me propozim të Grupit Parlamentar të LDK-së, të Grupit Parlamentar të VV-së dhe deputetëve të Alternativës Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda, miraton këtë:

REZOLUTË

1. Territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pa ndashëm dhe se as Presidenti, e askush tjetër, nuk ka mandat të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.