FIDANISHTJA

Publicisti Maliqi: Kandidatura e Albulena Haxhiut tashmë është djegur, VV obligohet të propozojë kandidat tjetër

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar situatën e krijuar politike, ku Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj të së enjtes, ka pohuar se deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit;

Maliqi në reagimin e tij thotë se tashmë s’ka më zhagitje procedurale, dhe se sipas tij, kandidatura e Albulena Haxhiut tashmë është e djegur, transmeton Telegrafi.

“Vota në Kuvend mbetet e fshehtë. Afati prej 30 ditësh është tejkalua, s’ka më zhagitje procedurale. Tani Presidentja e ka fjalën, si garantuese e funksionalitetit të institucioneve. Shpall se kandidatura e Albulena Haxhiut është tashmë e djegur”, ka pohuar ai në reagimin e tij në Facebook.

Ai ka pohuar se VV obligohet që menjëherë të propozojë kandidat/e tjetër.

FIDANISHTJA

“Për të penguar vazhdimin e obstruksioneve të VV -së Presidentja ua kërkon Kryeministrit dhe ministrave në detyrë të japin dorëheqje si deputetë, ose të tërhiqen nga postet e uzurpuara në qeveri. Edhe kjo është detyrë e Presidentes: konstatimi i shkeljes flagrante të kushtetutës që pengon funkcionalitetin e institucioneve”, ka theksuar ai.

Ndryshe, Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.

Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta parasheh që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.