ARKATANA

PTK ndan 1 milion euro bonuse të jashtëligjshme

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ejup Qerimi, kryeshef ekzekutiv i PTK-së, i ka ndarë rreth 1 milion euro bonuse për punëtorët e operatorit “Vala” dhe të Telekomit, ndërsa me “gishta në gojë” i ka lënë ata të Postës së Kosovës. Ky vendim i Ejupit i ka ngritur gjakrat e këtyre të fundit, të cilët, sipas disa burimeve të “Zërit”, të martën për disa orë kishin bllokuar hyrjen në objektin e PTK-së në Prishtinë, në shenjë proteste për diskriminim në përfitimin e bonuseve.

“Për shkak të protestave të punëtorëve të PTK-së, kryeshefi Qerimi nuk është paraqitur të martën në punë”, bën të ditur ky burim.

Për 1000 punëtorët e Postës në emër të bonuseve menaxhmeti do të duhej t’i ndante rreth 360 mijë euro, apo mesatarisht rreth 360 euro për secilin punëtorë.

Në anën tjetër, zëdhënësi i PTK-së, Menduh Abazi, ka thënë të mërkurën për gazetën se pagesa e bonusit për punëtorët e PTK-së është bërë konform një marrëveshjeje që menaxhmenti ka me sindikatën e punëtorëve.

“Pagesa e bonusit për punëtorët e PTK-së është bërë konform një marrëveshjeje që menaxhmenti ka me sindikatën që nga vitit 2005, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe si rezultat i afarizmit të suksesshëm të PTK-së”, ka potencuar Abazi, duke shtuar se Posta e Kosovës është entitet tjetër.

Megjithatë, burimi i gazetës sqaron se Posta është ndarë si entitet i veçantë nga PTK-ja në gjysmën e dytë të këtij viti, ndërsa bonuset janë ndarë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe në këtë skemë të bonuseve do të duhej të përfshiheshin edhe këta punëtorë.

Fundamenti

Përndryshe, edhe përfaqësues të Sindikatës Profesionale të punëtorëve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (SPP) ditë më parë kishin shprehur zhgënjimin e tyre me ndarjen e bonuseve nga drejtuesit e PTK-së. Si rezultat i kësaj, ata kanë paralajmëruar masa radikale deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona për ndarje të bonuseve dhe kjo çka ka ndodhur vërtet është diskriminim”, ka thënë për media njëri prej anëtarëve të SPP-së.

Bonuset e jashtëligjshme

Ramadan Sejdiu, drejtor i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) pranë MZHE-së, ka thënë se Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Njësia që ai e drejton nuk janë njoftuar paraprakisht me Vendimin e Bordit për ndarjen e bonuseve për punëtorët.

Sipas tij, pas njoftimit jozyrtar, NJPMNP ka kërkuar nga Bordi që ky vendim të rishikohet, duke pasur parasysh se nuk ka bazë ligjore për një vendim të tillë përderisa performanca e kompanisë nuk është vërtetuar nga ART-ja dhe pasqyrat financiare nuk janë audituar nga Auditori i Jashtëm.

“Është normale që për rezultate në tejkalimin e caqeve nga Plani i Biznesit, të cilat në fillim të 2013 do të vërtetohen nga ART-ja dhe nga Auditimi i Jashtëm, mund të ndahen shpërblimet-bonuset për punëtorët, duke përfshirë këtu edhe punëtorët e Postës për periudhën shtatëmujore përderisa ishin punëtorë të PTK-së”, ka potencuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.