ARKATANA

PTK lë bosh arkën e shtetit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Arka e shtetit e dedikuar që të mbushet me para nga Postë Telekomi i Kosovës (PTK) ka mbetur e zbraztë. Kjo ndërmarrje publike nuk ka arrit ende që të ndajë deri më tash asnjë cent dividentë për Qeverinë e Kosovës, përderisa vitin e kaluar deri në këtë periudhë kishte ndarë 30 milionë euro. Si pasojë e kësaj edhe të hyrat buxhetore kanë shënuar rënie në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, edhe pse agjencitë tjera kanë arritur t’i rrisin të hyrat.

“Të hyrat buxhetore neto deri në qershor 2014 shënuan rënie të lehtë vjetore prej 0.3 për qind duke arritur në 603.0 milionë euro. Kjo rënie e të hyrave buxhetore është kryesisht për shkak se në vitin 2014 nuk janë arkëtuar të hyra në formë të dividentës nga ndërmarrjet publike, ndërkohë që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin realizuar 30.0 milionë euro të hyra nga dividenta.

Fundamenti

Nëse përjashtohen të hyrat nga dividenta e realizuar në vitin 2013, atëherë të hyrat buxhetore deri në qershor 2014 shënuan rritje prej 4.9 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së. Zyra për informim në Ministrinë Financave ka njoftuar për Tribuna se PTK-ja sivjet do të ndajë dividentë vetëm 10 milionë euro. Në anën tjetër në PTK nuk kanë dashur të flasin fare për rënien e dividentës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.