RCCOLA

PSV pyet: Sa kushton Ibrahimi?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Agim Ibraimi vazhdon të jetë lojtari numër “1” i Mariborit. Këta të fundit me trofe e kanë nisur sezonin e ri, duke fituar Superkupën e Sllovenisw kundër Olimpijës me rezultat 3:0.

Ibraimi nuk shënoi gol, por asistoi në dy gola duke iu mundësuar bashkëlojtarëve të tij të realizojnë gola të vlefshëm.

Pas kësaj paraqitje shumë të mirë reprezentuesi i Maqedonisë është bërë edhe më interesant në tregun e futbollit.

Uji Dea

Javë më parë dukej se ai do të vazhdoj karrierën në Moskë te Lokomotiva, por klubi rus ende nuk ka marrë ndonjë hap vendimtar.

Tani nga Holanda vijnë informacione se “dhjetëshen” e Mariborit e kërkon trajneri i PSV-së, Philip Cocu, i cili kërkon lojtar të përshtatshëm për anën e majtë dhe të djathtë të mesfushës.

Klubi nga Eindhoveni në ditët në vazhdim pritet të dërgoj një ofertë në adresë të lojtarit shqiptar.