PSHDK në Viti përkrah Sokol Halitin e LDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Dega e PSHDK-së në Viti me të gjitha strukturat e saja në terren, në krye me kryetarin e saj Emanuell Demaj, tash e tutje do të përkrah fuqishëm kandidatin e degës së LDK-së në Viti, zotin Sokol Halitin.

Kjo përkrahje vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të dy subjekteve politike, por edhe nga bashkëpunimi që kishin mes vete edhe dy liderët historik, presidentit Ibrahim Rugova dhe akademik Mark Krasniqi tha zëdhënësi i degës së LDK-së në Viti Jakup Haxhiu, raporton rajonipress.

Fundamenti

Sipas tij dega e LDK-së dhe ajo e PSHDK-së në vazhdimësi kanë kultivuar bashkëpunim permanent në të gjitha fazat e rrugëtimit të tyre.

Sokol Haliti ndërkaq ka thënë se e gëzon përkrahja e PSHDK-së në balotazhin e 1 dhjetorit sepse kemi të njëjtin synim, ndryshimin dhe perspektivën sa më të mirë të qytetarëve të komunës së Vitisë./rajonipress/