UBT

Pse Zhegra do të duhej të bëhet komunë…?!

/ 7 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Zhegra e Agim Ramadanit dhe të tjerëve, është qendra më e madhe fshatare e Malësisë së Karadakut. Në këtë qendër fshatare gravitojnë me dhjetëra fshatra të kësaj ane, si janë: Shurdhani, Demiraj, Haxhaj, Selishta, Kurexhaj, Isufaj, Godeni, Llashtica, Nasala, Lladova, Pidiçi, Stançiqi etj. Andaj, kjo qendër e kësaj ane, kaherë e ka pasur komunën e saj sikur të gjitha vendbanimet tjera të mëdha në Kosovë. Zhegra, në një kohë jo aq të hershme, ishte një qendër e rëndësishme komunale, e cila ka funksionuar me të gjitha segmentet e jetës. Këtu është zhvilluar bujqësia, jeta kulturore, shkollimi jo vetëm i meshkujve, por edhe i femrave fshatare etj. Por, Zhegra ka pasur lokalin shëndetësor, policor, kooperativën bujqësore, kanë ekzistuar me dhjetëra shitore, ëmbëltore, kafiteri e zeje të tjera.

Gjer në vitet 1960, Zhegra ka qenë komunë mjaft funksionale. Por, pas kësaj date, Zhegra ka mbetur pa këtë institucion mjaft të nevojshme për qytetarët e kësaj ane të Malësisë së Karadakut. Ishte një qytezë e Anamoravës. Pas kohës së mosfunksionimit të Zhegrës si komunës, jeta për qytetarët nuk ka ecur përpara. Qytetarët e kësaj ane janë maltretuar e po maltretohen edhe sot për shumë “sende” të nevojshme të tyre. Lidhur me këtë temë, në biseduam me disa qytetarë, se a mund Zhegra të bëhet komunë, e ata na dhanë këto përgjigje.

Avdi Latifi, qytetar nga Zhegra, por edhe këngëtar, tash me banim në Gjilan, shton se, Zhegra e posedon potencialin e madh e të shumtë të njerëzve që dëshmojnë në të gjithat fushat e jetës, si ushtarake, politike, kulturore e sportive etj. Dy, Zhegra ka resurse të shumta natyrore; tre, kjo pjesë e Zhegrës së Karadakut, ka dy pika kufitare Stanciq e Myqibabë dhe, katër, Zhegra komunë mundë të behet duke ia kthyer besimin qytetarëve, përveç joboshatissjes së këtij territori edhe në kthimin e mërgimtareve për një jetë më të mirë.

Bajram Isufi, qytetar nga Zhegra, shton se, Zhegra duhet të bëhet Komunë, sepse komuna e Parteshit e ka ndarë teritorialisht nga Komuna e Gjilanit me decentralizim. Pastaj shërbimet ndaj qytetareve janë më afër qytetarëve të këtushëm. Qe 19 vite shumë pak janë bërë investime nga Komuna e Gjilanit dhe Qeveria, pra në Zhegër me rrethinë. Tani po hapet pika kufitare ne Stançiq, dhe po i kthehet perspektiva, sepse deri me tani ka qenë “zorrë qorre” edhe për banorët e këtushëm, por edhe për investitorët e ndryshëm. Zhegra me rrethinë ka shumë gurbetçarë dhe janë të gatshëm për investime në vendlindjen e tyre të ngrohtë. Deri më tani nuk kanë pasur përkrahje as nga Komuna e as nga Qeveria.

Mungon infrastruktura, si rrugët, uji i pijes, trajtimi i ujërave të zeza, ndriçimi, grumbullimi i mbeturinave etj. Komunës së Gjilanit i mungon një adresë e saktë për orientimin e investitorëve se çka ka nevojë komuna për investime.

Rrahman Agushi, drejtor i Shkollës fillore “Agim Ramadani” të këtij lokaliteti, shton: Zhegra i takon komuna për disa arsye, si: së pari Zhegra është e ndarë nga Komuna e Gjilanit, sepse e ka ndërmjet Komunën e Parteshit, e në Zhegrasit për të shkuar në Komunën amë, duhet të kalojmë nëpërmjet Komunës së Parteshit. Arsye e dytë, teritorijalisht jem në ndarje në disa kilometra, Arsyeja e tretë është se Zhegra ka qenë komunë deri në vitet 1960. Shë, arsyeja e katërt është se kemi resurse ekonomike me kuadro të mjaftueshme dhe pikat doganore. Arsyeja e pestë është se kemi dhënë shumë për Republikën e Kosovës si atdhetarë e heronj, ka shtuar, z. Rr. Agushi.

Mustafë Jashari, qytetar nga Zhegra, shton se nuk po di se si ta formuloj këtë temë: “Pse Zhegra duhet të bëhet Komunë?”, por një është e sigurt, mungesa e investimeve në infrastrukturë e arsim etj. “Që nga shuarje e Komunës së Zhegrës, më 1959, është vërejtur një ngadalësim i zhvillimit të kësaj ane, pasojë e së cilës, shumica e popullatës së malësisë së Karadakut është shpërngulur drejt qyteteve për të kërkua kushte më të mira për familjet e tyre, e sidomos për fëmijët që arrinin moshën për t’i vazhdua mësimet në shkollat e mesme e më të rrallë ishin ata që i vazhdonin studimet. Përpjekjet e Iniciativës Qytetare të Zhegrës, për riaktivizimin e Komunës së Zhegrës janë në pajtueshmëri të plotë me Ligjin për kufijtë administrativ të komunave si dhe me parimet bazë për decentralizimin.

ARKATANA

Në mungesë të investimeve në infrastrukturë dhe formimit të Komunës së Parteshit (Pasjanit), e cila e ndanë ish-Komunën e Zhegrës me të gjitha vendbanimet saja, nga Komuna e Gjilanit, e bën edhe më të zëshme kërkesën e kësaj popullate për riaktivizimin e Komunës së Zhegrës. Këtë kërkesë e kanë përkrahur edhe subjektet politike, derisa ish-Kryeministri Thaçi na e uroj themelimin e saj, por deri më tani, kjo çështje” ka mbetur si propozim në pritje.

Ne mendojmë (IQZH-ja) se Zhegra i plotëson të gjitha kushtet për administrimin e territorit që dikur i takonte, edhe se një vendbanim (Pasjani), me decentralizimi dhe formimin e komunave serbe, iu është shkëputur nga territori i saj administrativ. Ndërtimi i objektit të Komunës së Parteshit, në Pasjan, na bën të dyshojmë, ndoshta ka edhe ndonjë marrëveshje (tendenca sigurisht se po) të fshehur që ta lidhin Komunën e Parteshit-Pasjanit me Serbinë duke ia dhënë administrim edhe pikën kufitare në Muçibabë.

Mbizotëron bindja se me formimin e komunës së Zhegrës (prej kur është marrë kjo iniciativë dhe premtimet për formimin e saj), deri më tani do të ishin parë shumë ndryshime si në infrastrukturë ashtu edhe në zhvillimin ekonomik si në bujqësi, blegtori, pylltari, turizëm rural etj. etj., kurse sot për çdo ditë shtohet numri i familjeve në varfëri të skajshme, që banorët dhe diaspora përmes IQZH-së ndihmojnë 20 familje (me gjithsej 100 anëtarë, nga të cilët 56 fëmijë ose të moshës së re), duke ju shpërndarë çdo të I-rin e muajit artikuj ushqimor e higjienik (20 artikuj).

Vendbanimet e Karadakut kanë mbetur të harruara. Gjatë stinës së dimrit, ndodhë me ditë të tëra, banorët e disa lagjeve nuk munden ta kaloj lumin për të shkuar të punojnë ndokund ose për t’u furnizuar me ushqim.

Ne kemi mbetur peng i një politike jo stabile të vendit, vendimet e një subjekti politik në pushtet, nuk përfillen nga subjekti tjetër”, ka shtuar Mustafë Jashari.
Adem Ajvazi, qytetar nga Zhegra, lidhur me pyetjen tonë se si Zhegra do të bëhet komunë, ai pa një pa dy, ka shtuar: ”Banorët e kësaj ane, që përfshin 13 vendbanime, kanë nevojë të jetësojnë parimin subsidaritetit, pra parimin e të qenit afër institucioneve lokale, gjë e cila ju mungon sot. Shembull t’a marrim një banor nga zona kufitare detyrohet të kaloj pothuajse 25 kilometra rrugë, për të marrë një dokument.

Zhegra me rrethinë ka të gjitha atributet për të qenë komunë, duke fillu nga numri i madh i fshatrave e territori, numri i banorëve, pozita demografike, kapacitet ekonomike e gjer te resurset njerëzore. Përveç mbledhjes së taksave, komuna e Zhegrës do të mund të “thithte” fonde e donacione ndërkombëtare për shkak se në lokalitete të vogla mund të kryhen punë të rëndësishme me fonde më të vogla etj, ka shtuar z. A. Ajvazi, qytetar nga Zhegra./tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.