UBT

Pse u themelua Gjykata Speciale për Kosovën dhe pasojat e saj ‘ante portas”?

/ 11 minuta lexim
KKVITI

Nga Hakif Bajrami – Pasojat e paaftësisë që shteti dhe institucionet e tij të merren seriozisht me krimet e nivelit të lartë.

Tani në Kosovë me ngulm flitet për korrupsionin, por dihet fare mirë se këtë mortajë nuk mund ta luftojnë ata që e kanë stimuluar dhe janë të zhytur në të. Korrupsioni nuk është vetëm të japish ose të marrish para.

Korrupsion është edhe kur grabitet djersa intelektuale (plagjiatura që lulëzon te ne!) dhe fizike e çdokujt. Korrupsion është edhe nepotizmi edhe gradimet shkencore nëpër institucione. Dhe sa investime sot bëhen në shkencë, në botime shkencore. Aty ku bëhet diçka, bëhet për interesa të rrathëve politikë të klanit politik nga qeveria e deri në komuna, nga Akademia e një mëhalle e deri te institutet që zhvillohen vetëm në saje të ambicieve pozitive personale. Puna ekipore është bërë koncept inekzistent

Gjykata Speciale për dënimin e drejtuesve të UÇK-së, do të ushtrojë presion psikologjik dhe fizik mbi një kategori qytetare, që përmbushën obligimin e shekujve për t`u çliruar nga robëria një pjesë e kombit dhe tokës shqiptare. Kjo gjykatë nga shumë dijetarë është quajtur selektive (njënacionale). Institucionet tona politike dhe shtetërore u vlerësua në Bruksel nuk kanë aftësi dhe pajtim për ta formuar një Gjykatë Speciale vendore, që do të gjykonte paanshëm. Kjo gjykatë ka ardhur pra si pasojë e paaftësisë që shteti dhe institucionet e tij të merren seriozisht me krimet e nivelit të lartë, të cilat në të shumtën e rasteve janë sajuar nga propaganda. Prandaj, ky realitet që është krijuar, nuk ka ardhur rastësisht, sepse për çdo imtësi institucionet tona shtetërore dhe politike kanë nxituar për çdo javë të gjinden nëpër ambasada për të kërkuar “ndihma”, të cilat më tepër i kanë bërë për ta promovuar vetveten si internacionalistë, sesa që nuk kanë pasur aftësi, për një realitet të tillë, që BE e ka pritë zemërhapur servilizmin e tyre.

Shqiptarët janë servilë dhe nuk janë edhe miq të sigurt-të sinqertë

Tërthorazi pra, ka ardhur deri te ky realitet, konkav politik, në dukje të parë. Por jo, kjo ka ndodhë me fajin e politikanëve injorantë dhe fajdexhi politik, kryesisht të quajtur pacifistë. Ata, apo këta, e kanë bërë këtë duke dëshiruar të tregohen “lojalë” dhe të “dëgjueshëm” , për të siguruar vet beneficione në stilin “nuk ka të bëjë me neve” (mendohet në kolektivitetin e klanit politik). Dhe në këtë rrafsh kemi shembuj konkret. Bie fjala, për çdo imtësi, funksionari (ja) e Kosovës do të ngasë për “asgjë” në ambasadën e SHBA-së, Gjermanisë, Anglisë, Francës etj. për “konsultime”. Ky (kjo) personalitet (e) mbetet në fund të listës sepse janë disa të tjerë që vetëm një orë e vogël kohore në javë i ndanë nga ky profesion i “dyshimtë” informimi miqësor. Ky realitet, ka krijuar faktin se shqiptarët janë servilë dhe nuk janë edhe miq të sigurt-të sinqertë, në anën tjetër. E populli dhe inteligjencia duhet të dihet, se realiteti popullor nuk është servil fare, se nuk është kështu, sepse SHBA-t, populli shqiptar i tëri dhe inteligjencia posaçërisht i duan dhe i respektojnë- adhurojnë pa asnjë hezitim dhe interes, sepse (SHBA-të) janë treguar në ditë kur është dashur të tregohet. Pra, burrërinë dhe largpamësinë politike të SHBA-ve nuk guxojmë ta shndërrojmë në diçka që i ngjanë qyqarisë dhe servilizmit, sepse me këtë tregojmë se “nuk dimë të krijojmë shtet”, sepse me këtë qyqari i tregojmë botës se serbët paskan pasë të drejtë në propagandën e tyre meskine antinjerë- zore, se “nuk jemi për shtet”.

Gjykata Speciale u themelua me qëllim që një parti të mbizotërojë në tërësi në rrafshin politik në Kosovë

Politikanët tanë dhe partitë tona politike nuk janë kah e llogarisin këtë hendek që e kanë krijuar edhe për UÇK-në, duke i quajtur për çdo ditë me gjithfarë epitetesh Çlirimtarët. Dhe tash, një dukuri e amputimeve për Ushtrinë më të lavdishme në Evropë, të ndiesh çdo gjë për të trilluar sikur rrenat e Gebellsit, disi është “bërë psikologji politike e natyrshme”. Ka fituar teren propaganda e pacifistëve dhe në këtë rrugë nuk do të ndalen. Do qesin kokë kur të fillojnë publikimet e emrave dhe hetimeve paraburguese. Në këtë nyje ka rrahë qe 17 vjet “pykat” idiotësive e Dik Matrinoviqit, të na përçajë. Gjykata Speciale, u themelua me qëllim që një parti të mbizotërojë në tërësi në rrafshin politik në Kosovë. Kjo parti, dihet se ka pranuar dhe ka nënshkruar çdo dokument që i është servuar në tavolinë nga Fuqitë Evropiane (1992-1999), ku nuk ka qenë pa ndikim Kremlini dhe Beogradi, që synojnë të kthen këmbëkryq në Kosovë, në rrethanat e Kushtetutës 1974, të paktën.

Korrupsioni nuk është vetëm të japësh ose të marrësh para

FIDANISHTJA

Tani në Kosovë me ngulm flitet për korrupsionin, por dihet fare mirë se këtë mortajë nuk mund ta luftojnë ata që e kanë stimuluar dhe janë të zhytur në të. Korrupsioni nuk është vetëm të japish ose të marrish para. Korrupsion është edhe kur grabitet djersa intelektuale (plagjiatura që lulëzon te ne!) dhe fizike e çdokujt. Korrupsion është edhe nepotizmi edhe gradimet shkencore nëpër institucione. Dhe sa investime sot bëhen në shkencë, në botime shkencore. Aty ku bëhet diçka, bëhet për interesa të rrathëve politik të klanit politik nga qeveria e deri në komuna, nga Akademia e një mëhalle e deri te institutet që zhvillohen vetëm në saje të ambicieve pozitive personale. Puna ekipore është bërë koncept inekzistent.

Këtu është futur virusi i injorancës këmbëkryq në shoqërinë tonë

Nuk munden ta nxjerrin arsimin nga humnera ata që e kanë dhunuar duke filluar nga ministrat jokompetent e deri te prindërit mediokër që duan aristokraci raciste për fëmijët e tyre, duke hapur kolegje të “mendjeve të ndritura”, e në fakt ku vetëm administrohen mendjet e mykura, se “nuk jemi të gjithë njësoj, ne jemi notabel-më të lartë, nuk jemi turma”. Këtu është futë virusi i injorancës këmbëkryq në shoqërinë tonë. E kemi shtresuar rininë: në t`atillë që ka me vuajtë, duan të punojnë, dhe, në t`atillë që kanë “prioritet” në jetë për gjithçka, sepse ka prejardhje “aristokrate, nuk duhet të shkollohet me ata që nuk kanë para”. Madje kjo politikë meskine aristokrate përfolet se është krijuar me faktin se: “prindërit e atyre fëmijëve që nuk kanë lind me faj, janë ndarë nga pjesa tjetër e fëmijëve, sepse prindërit e tyre janë në punë të thella shtetërore, kulturore, “shkencore” – hajnore etj.

Bashkimi i klaneve në urrejtje edhe për ata nuk e bëjnë nukleusin e klanit janë në qarkullim

Nuk është në këto rrethana fajtor tregtari që tetë kilogram molla, t`i shet për dhjetë. Është mësuar dora, sepse ashtu i dikton mendja, me vjedhë para syve dëshmohet si arritje në “kurrikulin” e hajnisë së pistë, domethënien e së cilës e kupton vetëm ministri i arsimit, që kurrë në jetë nuk ka mësuar as pedagogji, e as metodikë, por ka mësuar për “dënime drakonike për dy germa “KR”. Kaq është dituria e shumë e shumë atyre që pleqërojnë drejtësi dhe “shkencë akademike”. Në këtë rrafsh bashkimi i klaneve në urrejtje edhe për ata nuk e bëjnë nukleusin e klanit janë në qarkullim, madje ata dhe këta, me asnjë çmim nuk janë të obliguar ta veshin “këmishën e Nesusit”, sepse janë aristokratë, nga llozaprejardhja. Ka të atillë nga ky soj që në kohën e fundit kanë shpërthyer se: “Ish-të burgosurit politik janë bërë mercenarë, se shoqëria ua paska paguar jetën në pranga”. Kush e ngritë këtë marre, a nuk është pranuar se ne gjatë viteve 1945-1999 i kemi pas TRI universitete: Universiteti i odës me rektor Anton Qetën; universiteti i burgjeve me rektor Adem Demaçin dhe universiteti shkollor me rektorin kryesor Ejup Statovcin. Kush është kundër këtij Planprogrami, dihet se nuk e meriton as trapazanin!

Dekoratomania ka nxënë shumë hapësirë në trojet shqiptare

Nuk ka sot logjikë që e bind kryetarin e Qeverisë dhe kryetarin e Akademisë “mëhallës baloviqe”, që të tërhiqen nga pesha “ndërkombëtare” e ratifikimit të demarkacionit (Republika e Kosovës-Mali i Zi) , sepse ashtu ia kanë dhënë besën Brukselit. Hej, Esat Pasha nuk i ka ratifikuar tradhtitë kurrë, këta bijtë e popullit duan që t`i ratifikojnë dhe të duken më me shumë nishana se E. Toptani. Nuk dua të dalë nga tema. Dola në temën bosht, edhe specialja edhe nishanomania -dekorimet shkel e shko, pa fakte e kritere të dyshimta. Madje kryetari i Akademisë fyen e shan pse nuk mendojmë si ai. Deri këtu ka ardhur fuqia e aristokracisë mediokër për nishana..… Nishanologjia-dekoratomania ka nxënë shumë hapësirë në trojet shqiptare. Për çdo ditë dëgjohet se u dekorua filani dhe fisteku, për “merita kombëtare”, e çka jo. Si është e munduar që presidenti i Kosovës me gradë historiani, ta dekorojë personin që ka dëshmuar më 1958 kundër Adem Demaçit dhe me bandën e tij ia ka dhënë 5 vjet burg të rëndë. JO, vetëm kaq!. Si është e mundur që njeriu që nuk ka lënë gjë të zezë pa shkuar për kombin e vet në: “Obelexhje” e Prishtinës, dhe të dekorohet, ndërsa edhe varrimin ia kanë bërë në Beograd. Si është e munduar që t`u jepet emri rrugëve dhe shkollave i atyre që nga nëntori 1943 e deri në shkurt 1944, nuk lanë gjë të zezë pa bërë mbi vëllezërit e mi nga Shkodra e deri në Tiranë, duke masakruar e shqyer veshët nënave tona shqiptare , e keqbërësit ishin shqiptarë ideologjikë: “Po i ndjekim komunistët”. Po çfarë komunistësh ishin gratë analfabete e fëmijët e trishtuar nga dhuna. E, e në anën tjetër thërrasim në kupë të qiellit se “jemi vëllezër”. Pse po rrehemi në mes veti. Shikoni se me çfarë mizorie trumbetohet që tragjedinë në Tivar në mars-prill 1945 t`ia mveshin një njeriu, që nuk kishte lidhje me të. A nuk është kjo kontrapolitikë totalitare-neofashiste-neokomuniste?! Vijmë më afër. Po, dhe sa persona kanë pësuar dhe çfarë ka pësuar i tërë kombi ekonomikisht nga fajdexhinjtë 1992 e deri në mars 1997. Ajo kasaphane njerë- zore dhe ekonomike, ka qenë hapje e Kutisë së Pandorës, për ta martirizuar Kosovën më 1998/9, për ta shfarosë në tërësi, gjithnjë me skenar të Moskës dhe Beogradit, nga mësimet e Hitlerit, Stalinit, Titos dhe Miloshit, për pastrimet etnike, dhe dy qendrave tjera nga Evropa plakë, për të cilën dihet se çka mësonte i madhi Atë Fishta. Çka ka thënë e dimë të gjithë. Po mbylli këtë “testament lirie”, me një thënie të Faik Konicës: Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individin-kultin e politikës, klanit, regjionit, bajraktarit. Duhet të mësojmë ta duam Shqipërinë -jo t`i bëjmë qejfin këtij apo atij shqiptari… Puna është më e lashtë se trimëria: arsimim, punë dhe krenari. Pastaj vjen lavdia, dekoratat”. Të mbrohemi nga vetvetja, sepse të tjerëve nuk mund t`u diktojmë, do të jemi vetëm ata që jemi. Gjykata Speciale “ante portyas”!

(Kosova Sot)