RCCOLA

Pse s`po arrestohet Adnan Jashari?

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Policia e Kosovës është duke i hetuar të gjitha pistat e mundshme që çojnë deri te gjetja e vendndodhjes së Adnan Jasharit, personit që vrau ish-bashkëshorten e tij, Diana Kastratin. Burime të Express thonë se Adnani dyshohet se fshihet në Republikën e Serbisë.

Kanë kaluar gati dy vite që kur Diana Kastrati u vra në rrugë nga ish-burri i saj Adnan Jashari. Qysh atëherë ai ndodhet në listën e personave në kërkim nga Policia e Kosovës. Është zhdukur pa gjurmë.

Përderisa të dhënat e tij gjenden edhe në Interpol. Dyshohet se ai është larguar për në Serbi, pasi edhe është i pajisur me dokumentet e këtij shteti.

Megjithëse zyrtarisht Policia e Kosovës nuk di asgjë për vendndodhjen e tij. Por kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë kohë. Së fundmi, Policia e Kosovës ka nisur intensivisht hetimet për kapjen e personit që para dy vitesh vrau ish-gruan e tij në pikë të ditës, derisa ajo ishte nisur për në fakultet.

Kështu të paktën thotë policia pavarësisht se janë shumë të rezervuar në dhënien e informatave.

“Policia e Kosovës është duke hetuar të gjitha pistat e mundshme që çojnë deri te gjetja e vendndodhjes së personit të kërkuar”, ka thënë një zyrtar policor për Gazetën Express në kushte anonimiteti.

Kërkimet, sipas tyre, nuk po bëhen vetëm në Kosovë dhe nga policia e Kosovës, por edhe jashtë saj.

Uji Dea

“Hetimet po bëhen duke përfshirë edhe bashkëpunimin ndërkombëtar policor”.

Diana Kastratin dyshohet se e vrau ish-burri i saj Adnan Jashari në maj të vitit 2011. Ata të dy kishin 10 vite që ishte martuar por jeta e tyre bashkëshortore jo gjithmonë shkonte mirë. Për shkak të presonit dhe kërcënimeve Diana ishte detyruar që pas 10 vjet martese, të marrë vajzën dhe të kthehet në familjen e saj.

Deri në ditën kritike, kur Adnani i doli përpara në rrugë dhe e la atë të vdekur në vend pak metra larg shtëpisë së prindërve të saj. Vrasja e Dianës ndodhi në momentin kur ajo po shkonte në fakultet. Pas vetes la një vajzë, Anaidën e cila kohën kur mbeti pa nënë ishte vetëm 8 vjeçe.

Prej se ka ndodhur vrasja, prindërit e Dianës kërkuan drejtësi kudo. Duke pretenduar se Gjykata Komunale në Prishtinë nuk kishte vepruar sipas Ligjit për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe si pasojë e këtij mosveprimi kishte ndodhur edhe vrasja e vajzës së tyre, Diana Kastrati, nga ish-bashkëshorti i saj Adnan Jashari, para pak ditësh Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pranueshme kërkesën e Gëzim dhe Makfire Kastratit.

Prindërit e Dianës kishin kërkuar nga Kushtetuesja që të interpretohej shkelja e të drejtave individuale të Diana Kastratit, për shkak të mosveprimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë në lidhje me mos-lëshimin e urdhrit për mbrojtje, të cilin e kishte kërkuar Diana sa ishte gjallë.

Këtë kërkesë ata e kishin parashtruar edhe kundër Këshillit Gjyqësor të Kosovës.(express)