Fundamenti

Pse po zvarritet riformatimi i qeverisë?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa si udhëheqës të koalicionit qeveritar ishin zotuar kohë më parë se riformatimi i qeverisë do të bëhet shpejt.

Madje Veseli, pati thënë se një gjë e tillë do të duhej të ndodhte para tre muajve. Edhe kryeministri Mustafa pati thënë se brenda muajit tetor do të ndodhë ky proces, mirëpo gjatë gjithë kësaj kohë nuk ka pasur asnjë lëvizje.

Në qeverinë e Kosovës, thonë se riformatimi i qeverisë nuk është i lidhur me afate duke përgënjeshtruar në një farë forme deklaratat e Veselit e Mustafës se riformatimi do të ndodhë shpejt.

Faton Abdullahu,këshilltar i kryeministrit Mustafa, thotë se riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet me patjetër brenda një periudhe të caktuar kohore.

Uji Dea

“Është pajtim i partnerëve të koalicionit se do të bëhet gjithsesi dhe atë në dobi të rritjes së efikasitetit të qeverisjes dhe aty ku kjo është e mundshme duke mos e dëmtuar efikasitetin të reduktohen shpenzimet. Kjo edhe do të ndodh. Ekziston pajtim në parim për këtë proces”,ka thënë Abdullahu për ‘Indeksonline’.

Ai thotë se nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes partnerëve të koalicionit, sa i përket kësaj çështje. Ai nuk ka specifikuar nëse riformatimi i qeverisë nënkupton edhe zvogëlimin e ministrive.

“Jemi në fazën e shqyrtimit dhe saktësimit të hapave më konkret dhe specifik për këtë çështje e cila do të rezultojë nga koordinimi i palëve në koalicion. Gjithsesi se do të ndodhë edhe zvogëlimi i dikastereve për nga numri i tyre”,ka shtuar Abdullahu./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.