Eko Higjiena

Pse nuk duhet ta pini kafen para se të hani mëngjes

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Miliona njerëz në mbarë botën e nisin ditën e tyre me kafe, por shumica nuk janë të vetëdijshëm se bëjnë një gabim që pinë kafe para mëngjesit. Studiuesit nga Universiteti Batu zbuluan se pirja e kafesë me stomak bosh mund të prishë kontrollin e sheqerit në gjak.

Në studim, studiuesit përfshinë 29 burra dhe gra të shëndetshme për t’iu nënshtruar tre eksperimenteve të ndryshme. Në një eksperiment, pjesëmarrësve që bënin një gjumë normal, u kërkuan të konsumonin një pije të ëmbël kur të zgjoheshin.

HW

Në një tjetër, pjesëmarrësit që nuk bënin gjumë të mirë, pinin një pije me sheqer kur u zgjuan. Në eksperimentin e tretë, ata nuk bënin gjumë të mirë por iu dha kafe e zezë 30 minuta para se të konsumonin një pije të ëmbël.

U zbulua se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e niveleve të sheqerit në gjak. Studiuesit thanë se kafeja para vaktit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50 për qind. Harry Smith, i cili drejtoi studimin, shtoi: “Individët duhet të përpiqen të konsumojnë kafe pas mëngjesit.” /abcnews.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.