UBT

Pse kaq tragjik fati i Kosovës!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga Artan Fuga – Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!Nuk ka shqiptar që e do popullin e tij mos ndjejë dhimbje për ruajtësin e rendit vrarë nga komandoja stërmadhe serbe në Kosovë!

I paharruar do të mbetet! Patriotët e mëdhenj të Kosovës martire kanë dhënë jetën për ta bërë shtet !

Dëshmori i tanishëm ra si hero në mbrojtje të Kosovës shtet!Por përtej kësaj ngjarjeje, ka vend për të menduar për fatin e Kosovës. Pse kaq tragjik? Si nuk ra njëherë në qetësi duke e lënë rehat atë popull.

Nën perandorinë osmane iu lehtësua disi pesha e sundimit serb. Por, në shekullin e 19-të pikërisht nga degradimi osman, u copëtua nga fqinjët e saj, ndonëse në Prizren u bë djepi i hedhjes së themeleve të pavarësisë së Shqipërisë. Shpëtoi Shqipëria, por me harxhet e Kosovës.

Nën sundimin fashist dhe nazist, gjoja u bë bashkimi me Shqipërinë, por ç’e do nën sundimin pushtuesit që masakroi të gjithë Evropën.Drama kosovare bënte që nacionalisti kosovar të binte nën thundrën e bashkëpunimit me nazizmit, jo pak, kurse internacionalisti kosovar të binte preh e djallëzive të Titos.

Sa fitonte pak liri nën Jugosllavinë e Titos, sikurse ishte pak kohë në vitet ’70, pas masakrave rankoviçiane, aq edhe bëhej i dyshimtë për Shqipërinë komunsite, dhe sapo afrohej me mëmëdheun aq më shumë shteti amë e përdorte popullësinë kosovare si mburojë ndaj ndonjë agresioni të mundshëm sovjetik.

Ikën dhe iluzionet e bashkimit kombëtar. Kosova u shpall shtet i pavarur, por me dy sëmundje. Nuk duhej të afrohej territorialisht me Shqipërinë dhe brenda vetes i kërkojnë në thelb një shtet në shtet, pra komuna të bashkuara autonome serbe.

FIDANISHTJA

Pësoi edhe konstruksione ideologjike absurde. Jo minishengen me Serbinë dhe të gjithë Ballkanin, jo Ballkan i hapur, hapa – dollapa, kush është mbrapa!Hë pra kush është mbrapa!

Iluzioni se të gjithë ballkanikët do të shkojnë bashkë në Evropë. Ujq, qingja, derra, kapronj, dele, të gjithë bashkë në një barkë!Hapa – dollapa sytë i ke nga mbrapa!

Kush është shkaku kush?

Nuk gjendet ùme qarje dhe me ofshama, nuk fshihet me Ballkan hapur, apo Sezam hapu, as duke i ndryshuar emrin Ballkanit, sepse realiteti mbetet po ai, as duke u mbyllur në kështjellë të izoluar.Por, kush dëgjon! Duhen studime strategjike!

Duhen qendra shkencore të analizojnë thellë ç’po na ngjet si komb! Pse ky mallkim mbi Kosovën!Por kush mendon për shkencën. Albanologjinë e kujtojnë si shkencë për shekuj të kaluar, ndoshta për të gjetur se kush ishin ata që ndërtonin 8000 vjet më parë kasolle mbi gjol në Lin.Albanologjinë e konceptojnë si arkeologji.

Jo si shkencë mbi aktualitetin. Si grumbull shkencash klasike me metoda tradicionaliste, jo se përqasje ndërdisiplinare që zbulon, parashikon, monitoron, drejton.Mendja e kombit futur në kllapat e politikës ku politikani e do shërbëtor intelektualin, kërkuesin shkencor, dijetarin!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.