Mobi Casa

Pse kaq të papasionuar ndaj leximit e librit?

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Blerim Sherifi – 23 prilli, Dita botërore e librit dhe sa pak u tha apo nuk u tha fare për librin dhe leximin…. Një shtëpi pa libra është një trup pa shpirt, e sidomos pa tru… Leximi është dritë, që na pasuron mendjen, e mendja ndriçon botën dhe largon nga injoranca.

Po rilindasit tanë e mëdhejnë si Naum Veqilharxhi, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Zef Jubani, Pashko Vasa, Hasan Tahsini,po pastaj vëllezërit Frashëri si Naimi, Samiu, Abdyli, pasaj Fisha e Konica, a do të turpëroheshin me ne dhe me laicitetin tonë ndaj librit e leximit?

Po Zoti i madhërishëm, gjëja parë me të cilën urdhëroi krijesën njeri a nuk ishte “Lexo dhe studio me emrin e Zotit Tënd” Kur’an.

A mos vallë ka diçka më të bukur, më të dobishëm, më të dashur, më të nevojshëm se leximi i cili na bën të njohim të panjohurën, të zhvillojmë imagjinatën, të menduarit kritik dhe jo vetëm.

Leximi është kulturë para se gjithash e kush lexon ka edukuar, arsimuar dhe ngritur veten nëraport me të tjerët ngase leximi është dritë që nga nxjerr nga errësira dhe na shpije ka e vërteta, e duhura dhe e drejta.

Kultura e të lexuarit padyshim se krijohet dhe vetëm se shtohet kur njeriu vjen nga një rreth ku leximi është pjesë integrale e jetës së asaj familje, rrethi, shoqërie e kombi. Dëshira për të lexuar duhet të brymoset nga fëmijëria e hershme dhe dëshira për lexim natyrshëm duhet të rritet me rritjen e individit ngase leximi ka vlerë të madhe dhe të veçantë e cila na ndihmon për të njohur e kuptuar filimishtë vetveten tone pastaj edhe të tjerët ngase vetëm përmes leximit zhvillohen aftësitë e njohjes dhe të kuptuarit e drejtë.

Mobi Casa

Të lexosh do të thotë të hapësh një derë e të hyshë në një botë të panjohur ngase leximi pasuron dhe ndriçon jetën , na mundëson të shprehim mendimet tona, bindjet tona karshi një bote që udhëhiqet nga mendimet, bindjet e mendimet e të tjerëve.

Përfitimet nga leximi janë të shumta, e besa e pamundur të numërosh mirësitë që vijnë përgjatë të lexuarit ngase sipas shumë hulumtimeve një njeri që lexon do të rritet dhe ndërton vetëbesim

në vete dhe do jetë më social në raport me të tjerët, do të ketë një fjalor shumë më të pasur i cili lehtë dallon nga të tjerët, do të ketë një fillim të mbarë të jetës si dhe do rritet e zhvillohet si një njeri aktiv i cili do të jetë i orientuar qartë dhe drejtë objektivave të tij me vizion për jetën e tij.

Krejt në fund me shpresë që ata që janë kompetentë të stimulojnë leximin , dije, dhe dashurinë ndaj librit duke përdorur forma e metoda të ndryshme sidomos te gjeneratat e reja nga ku të cilat premtojnë dhe pritet shumë.
Uroj që shoqëria jonë të zgjohet nga gjumi i thellë dhe të i kthehemi librit e leximit ngase vetëm me lexim e dije kemi të drejtë dhe mund të mburremi para kombeve e popujve e vetëm kështu ngritemi dhe mund arrijmë synimet tona në shkencë, art, kulturë, teknologji si komb.

“Miq të mirë, libra të mire dhe një ndërgjegje e qetë, kjo është jeta ideale” Mark Twain
Blerim Sherifi
Prof i Gjuhës Angleze