UBT

Pse ju merret fryma edhe nëse ngjisni vetëm dy shkallë: A është shenjë e një problemi shëndetësor?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas një kardiologu, nëse edhe juve ju merret fryma në momentin që ngjisni shkallët, kjo nuk ka të bëjë absolutisht me se sa “në formë” jeni.

“Terminologjia mjekësore për këtë është dispnea,” thotë Satjit Bhusri, kardiolog.

Ky fenomen, shton ai, ndodh kur zemra juaj “punon në tension”, kur jeni duke ushtruar muskujt tuaj në aktivitete të vështira, si për shembull të ecurit në një vend të pjerrët, shkruan Well & Good.

Muskujt po kërkojnë më shumë furnizim me oksigjen dhe zemra po përpiqet ta plotësojë atë kërkesë. Për të risjellë balancë, trupi bën gjëra të tilla si përshpejtimi i rrahjeve të zemrës, ose ju detyron të merrni frymë më shpejt.

Sipas trajnerit Cristian Plascencia ka disa arsye të ndryshme pse kjo mund të ndodhë.

Eco Higjiena

“Ndoshta nuk keni ngrënë mjaftueshëm ose jeni kequshqyer, ndoshta keni pasur një cikël të vështirë stërvitjeje, ose ndoshta zemra juaj e ka të vështirë të jetë në gjendje të pompojë më shumë gjak dhe oksigjen në të gjithë trupin, teksa ngjisni shkallët.”

Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni duke bërë trajnime për ngjitjen e shkallëve në stërvitjet tuaja të përditshme, nuk është çudi të ndiheni pa frymë kur ngjisni katin e katërt, citon Anabel.

Disa këshilla për herës kur do t’ju duhet të ngjisni shkallët e palestrës, ose ato të shtëpisë, zyrës, etj:

▪ Filloni me shëtitje, ecje dhe rrisni gradualisht vështirësinë.

▪ Frymëmarrja përmes hundës gjatë aktiviteteve me intensitet të ulët mund t’ju ndihmojë të mbani rrahjet e zemrës relativisht të ulëta dhe gjithashtu të ndihmoni trupin tuaj të bëhet më efikas në frymëmarrje dhe në përdorimin e oksigjenit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.