ARKATANA

Pse i duhet Kosovës ushtria dhe si duhet të jetë ajo?

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Bekim Thaqi – Pse i duhet Kosovës ushtria dhe si duhet të jetë ajo? Ushtria është një ndër elementet kryesore të shtetit krahas me popullatën dhe territorin, pa të cilën cikli i shtet-formimit nuk është i plotë dhe ajo përbën garancinë kryesore për mbrojtjen e vendit në raste të krizave dhe luftës.

Që prej kohërave të lashta shtetet themelonin ushtritë e tyre për mbrojtjen e territorit/ vendit ku jetonte një popullatë e caktuar. Në boten moderne por edhe me herët gjate historisë siç u cek me lart, një shtet merrej seriozisht nga palët e interesit edhe në baze te fuqisë se tij për ta mbrojte vetveten dhe për të dëshmuar se ka kapacitete për të menaxhuar me sukses situatat dhe kërcënimet e ndryshme dhe këtu ushtria në koordinim edhe me faktorët tjerë te sigurisë ruan rol parësor.

Edhe shtetet tjera me demokraci të konsoliduar dhe me një siguri relativisht të larte vazhdimisht investojnë në modernizim të ushtrisë në mënyrë që të mbajnë hapin me shtetet qe i rrethojnë por edhe i përcjellin trendët global.

Kosova nuk duhet të përbejë përjashtim me këtë rast dhe ajo duhet sa me parë të këtë ushtrinë e saj në mënyre që të ketë një zhvillim normal si shtet dhe të mund te përmbushë aspiratat e saj për integrime ne Aleancën e NATOS dhe të bëhet pjesë e saj.

Nuk ka rëndësi nëse ushtria do të formohet me ndryshim ligji apo ndryshime kushtetuese, rëndësia qëndron në atë se duke marrë parasysh konstelacionet politiko- gjeografike, Kosovës i duhet ushtria në mënyrë që edhe si shtet edhe si një fuqi sado e vogël të mund te ofrojë garanci për kufijtë e saj gjithmonë në koordinim me shtetet mike-(NATON) dhe shtetet qe kane investuar në pavarësinë e Kosovës. Shtrohet pyetja si duhet të jete ushtria e Kosovës dhe çfarë kapacitetesh duhet të ketë ajo?

KKVITI

Duke marre parasysh se Kosova nuk ka synime apo aspirata pushtuese por mbrojtëse dhe defanzive ajo duhet të ndjeke shembullin e shteteve te tilla si Sllovenia, Shqipëria pse jo edhe Mali i zi me anë të njësive te specializuara që do të mund te reagonin ne një kohë të shpejtë dhe të duhur ndaj kërcënimeve dhe provokimeve nga jashtë për shtetin e Kosovës.

Ushtria e Kosovës nuk ka nevoje që të jetë robuste dhe të jetë barrë e madhe për buxhetin por ama megjithatë duhet te këtë një numër solid në bazë të numrit te popullatës dhe në bazë te trendëve moderne botërore ku ushtritë me nuk investojnë ne numër te madh të ushtarëve por ne njësi te specializuara me pak ushtarë dhe me kapacitete teknologjike të mjaftueshme për të përballur me sfidat që ato vlerësojnë se mund ti kenë.

Si përfundim nga ushtria e Kosovës do te përfitonin te gjithë duke filluar nga shteti i Kosovës i cili do të përceptohej si me i sigurte dhe me këtë edhe do të mund ti hapej dera edhe investimeve me të mëdha nga jashtë pasi askush nuk dëshiron të investojë në një vend që nuk ka ushtri dhe që nuk ofron garanci për ruajtjen e kufijve por edhe faktori ndërkombëtar në krye me NATON pasi që do te ruante një prezencë minimale te forcave paqeruajtëse te NATO-s mirëpo me investime dhe shpenzime shumë më të vogla.

Autori Bekim Thaqi është studiues i shkencave të sigurisë në nivelin Master