KKVITI

Pse duhet të votohet Rexhep Kadriu, një bio gjilanas, një bio shpresë për Gjilanin dhe Anamoravën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ka njerëz që e përmendin qytetin vetëm në fushatë, dhe ka njerëz që jetojnë çdo ditë me hallet, ëndrrat dhe shpresat e tij. Rexhep Kadriu është nga ata të dytët. Ai jeton, vepron dhe mendon çdo ditë për Gjilanin dhe Anamoravën, jo si slogan politik, por si mision jetësor.

I lindur dhe i rritur në Gjilan, Rexhep Kadriu mbetet një gjilanas i vërtetë, i formuar nga sfidat, vuajtjet dhe përpjekjet e këtij qyteti. Njeri i besës, i fjalës dhe i veprës, ai ka dëshmuar se politika mund të bëhet ndryshe: me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për vendin. Kontributi i tij për zonat kufitare flet më shumë se çdo premtim sot aty ekzistojnë vetëm të mira që mbajnë vulën e veprës së tij.

E veçanta e Rexhep Kadriut është mirëbesimi që ndërton me qytetarët, komunikimi i drejtpërdrejtë, partneriteti i sinqertë dhe vullneti i pashtershëm për të përkrahur çdo lagje, çdo familje, studentët, të rinjtë dhe të rejat. Kush nga deputetët e deritanishëm ka thënë se paga e tij do të shkojë për studentët? Kush ka premtuar hapjen e zyrës në qytetin ku jeton për t’u qenë pranë qytetarëve çdo ditë? Këtë e bën Rexhep Kadriu.

Ai e nisi fushatën me kohë, me qartësi dhe guxim. Kontaktoi mediet, kërkoi mbështetje të sinqertë dhe u dëshmua politikan korrekt dhe diplomat ndaj LDK-së, edhe pse nuk mori asnjë ndihmë financiare. Zgjodhi të garojë me forca vetanake, sepse beson në fuqinë e qytetarit dhe në pastërtinë e angazhimit të tij.

Sot, Rexhep Kadriu po ndiqet me interesim të madh nga gjilanasit e vërtetë. Ai po zhvillon një fushatë dinjitoze, serioze dhe qytetare, në fjalë, në gjeste dhe në veprime. Pa zhurmë, pa premtime boshe, por me komunikim të hapur dhe vizion të qartë.

“Do të mundohem të ofroj një model modern të politikës, pa e lodhur e pa e ngarkuar qytetarin, por duke i ofruar vepra, argumente dhe projekte konkrete që mund t’i realizojmë bashkë. Do të jem gjithmonë krah tyre, edhe nëse nuk hyj në Parlament”, shprehet Kadriu.

Rexhep Kadriu do të mbahet mend gjatë nga fshatrat kufitare dhe nga vet gjilanasit për kontributin e jashtëzakonshëm sa ishte zëvendësministër. Asnjë zyrtar tjetër nuk ka arritur të bëjë më shumë për Anamoravën dhe Gjilanin se sa ai. Ky epitet pozitiv nuk duhet të mbetet vetëm fjalë, ai meriton të kthehet në votë, besim dhe shpresë më 28 dhjetor.

Integriteti nuk premtohet, dëshmohet

Uji Dea

Si nënkryetar i komunës, pagën time e ktheva në bursa për studentët.

Si deputet, pagën do ta kthej në ndihmë për familjet në nevojë.

Sepse për mua politika nuk është privilegj, por shërbim.

Jo për veten, por për njerëzit.

Jo fjalë, por vepra.

Jo premtime, por përgjegjësi.

Rexhep Kadriu, zëri i qytetit, ndërgjegjja e Anamoravës./rajonipress/