Fundamenti

Pse duhet të jetë Tahir Batatina përzgjedhës i Kosovës në futboll?

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, për gjatë 10 viteve në futbollin e Kosovës ka thyer shumë barriera dhe enigma në futbollin e Kosovës.

Batatina për 10 vite në skenën e futbollit Kosovar, ka arritur ta nxjerrë skuadrën e Llapit nga humnera e nga “lloqi”, duke e bërë një skuadër të respektuar në futbollin e Kosovës por edhe më gjerë.

Batatina për 10 vite ka arritur rezultate që shumë pak trajner mund ti arrijnë. Ai me skuadrën e Llapit ka triumfuar dy herë në Kupën e Kosovës dhe njëherë në Superkupë, poashtu ka marrë pjesë edhe në garat evropiane.

Trajneri Tahir Batatina ka arritur që stadiumin e Llapit, i cili ishte më i pa-përshtatshmi në futbollin e Kosovës, ta shëndrron në stadiumin më të mirë në Kosovë – këtë e kanë pranuar edhe zyrtarët e UEFA-së.

Virtyti më i madh i trajnerit Batatina është disiplina, rregulli, niveli menaxhues dhe projekti afatgjatë – të gjitha këto kanë dhënë fryt në punën e tij tek skuadra nga Podujeva.

Trajneri Batatina është ndër trajnerët më të guximshmit në futbollin e Kosovës, ai i thotë troç të gjitha gjërat – i pëlqejnë ndokujt apo jo. Batatina është njëri ndër trajnerët i cili më së shumti i’u ka dhënë mundësi futbollistëve të ri të promovohen në Superligën e Kosovës, dhe të cilët me mjaft sukses nën-drejtimin e tij kanë bartur barrën kryesore në klubin e Llapit, shumë prej tyre tani karrierën e zhvillojnë edhe në klube të njohura evropiane.

Hidromorava

Tahir Batatina i cili ka të kryer Akademinë Ushtarake, ka udhëhequr me mjaft sukses kadetët, kjo ka bërë që ai të jetë një lider i vërtetë edhe në fushë të futbollit.

Batatina asnjëherë nuk është ndalur së punuari, ai duke e parë zhvillimin e edukimin e futbollit evropian, është duke përcjellë me vëmendje futbollin modern të cilin po e zbaton dhe do ta zbaton edhe në të ardhmen duke e bërë një trajner mjaft të fortë.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas dorëheqjes së trajnerit Alain Giresse, krerët e FFK-së, Komiteti Ekzekutiv, duhet t’ju japin rastin trajnerëve vendor dhe duhet respektuar punën e tyre në maksimum e jo të anashkalohen.

Federata e futbollit të Kosovës, është në negociata me shumë trajner të huaj të cilët nuk janë aspak më të mirë se trajnerët tanë, por tani është e udhës që t’ju jepet rasti dhe të dëshmojnë se edhe në futbollin e Kosovës trajnerët janë cilësorë.

Kombëtarja e Kosovës tani ka nevojë për punë, disiplinë, dëshirë e vizioni për të ardhmen, e të gjitha këto i posedon trajneri Tahir Batatina. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.