Fundamenti

Pse duhet të jenë të ardhurat deri në 300 euro në muaj?

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Ramiz Kelmendi – Të ardhurat minimale tm1 prej 130 eurosh dhe të ardhurat minimale tm2 prej 170 eurosh do t’i ilustrojë për vlerën e tatimeve dhe kontributeve që paguhen për këto të ardhura. 1). Paga 170 euro kontributi pensional 8.50 euro, tatimi në pagë 3.26 euro, llogaria 170,00-8,50-3,26 = 158.24 euro/muaj, fondi pensional 17,00 euro.

2). Paga 300,00 euro kontributi pensional 15,00 euro/muaj, tatimi në pagë 9,60 euro llogaria 300,00-15,00-9,60 = 275,40 euro.

Nëse këto i krahasojmë edhe njëra edhe tjetra nuk mjaftojnë për të mbuluar shportën e konsumit mujor, por sa do ta mbulojnë edhe koston mujore të shëndetit dhe shpenzimeve tjera jomjaftueshëm, por del se më mirë me pagë 300,00 euro në muaj.

Meqenëse këto paga janë ndërlidhur me pagesën e veteranëve të luftës atëherë duhet të zgjidhet ky ngërç duke bërë një shtesë ligjore që paga minimale të jetë e llogaritur në nivel të orës së punës, sepse mundet i punësuari të mos ketë orar të plotë prej 160 orëve në muaj, e të detyrohet punëdhënësi të paguaj pagën minimale. Nga llogaria del se ora bruto minimale të jetë 1,875 euro.

Pse jam për rritjen e pagesës minimale?

Së pari suporton ngritjet, përafrimin e pagave të institucioneve, së paku ngritë moralin e të punësuarit, ngritë obligimin për shtimin e efikasitetit në punë, dashurinë ndaj punës dhe mund të ndikojë në frenimin e eksodit të të punësuarve.

Paga e rritur minimale nuk dëmton punëdhënësit nëse shtohet së paku efikasiteti në punë, ndihmon në thirrjen e investitorëve të huaj, sepse niveli i pagesës ka përcaktuar tek investitorët vlerën intelektuale të punëtorëve dhe efikasitetin e tyre në punë. Nga eksperienca si investitorë të punësuarit kanë marrë pagë mbi 20 për qind nga pagat e konkurrencës por edhe kjo pagë është shumëfishë më e vogël se në shtetet e tyre.

Të gjitha këto që e përcjellin vendin tonë me këso pagesash që në shumicën e rasteve janë shfrytëzuar nga punëdhënësit për t’ju shmangur tatimeve dhe pagesë në fondin pensional duke përdorur metodën e pagesave të dyfishta.

RCCOLA

Një pjesë e pagesës në llogari me vlerën 170 euro dhe pjesa tjetër në dorë e patatimuar. Por i punësuari me vetëdije apo i detyruar ka zgjedhur këtë formë si një e keqe më e vogël.

Qytetarët dhe të punësuarit duke e parë se pagat nuk kanë trend të rritjes, duke e parë se investitorët nuk po duken askund, duke e parë se punësimi në të gjithë sektorët nuk po bëhet nga profesionalizmi apo aftësia por nga militantizmi politik dhe dëgjueshmëria apo familjarizimi, po del se kjo formë po i detyron të rinjtë e Kosovës ta braktisin shtetin për një vend pune me të ardhura dinjitoze dhe për të siguruar të ardhmen e familjes. Pra, kjo po ndodh duke parë në vazhdimësi premtime për punësim mijëra dhe qindra mijëra që nuk po realizohen.

Ne dëgjojmë këshillat politike se në migrim është vështirë të punosh, pra duke besuar se këtu punon pak e paguhesh më pak, kjo nuk është vlerë për të parandaluar eksodin, por eksodi ndalohet duke vepruar me kujdes për të hequr të gjitha barrierat që pengojnë zhvillimin ekonomik nga të brendshmit dhe të jashtmit. Kam deklaruar cekur shumë herë më parë se 85 për qind e zhvillimit ekonomik në ekonomitë e vogla dhe të mesme dhe një pjesë e ekonomive të mëdha e bëjnë investitorët vendorë, dhe vetëm 15 për qind e bëjnë investitorët e jashtëm dhe atë me bashkëkorrupsion. Nuk duhet menduar se Kosovën nuk mund ta zhvillojnë vendorët por besojnë në vete që po udhëheqin mirë shtetin, e besimi për vete dhe jo për të tjerët dëmton shumë, edhe pse të dyja palët jemi kosovarë.

Ne dëgjojmë se ka dalë ky numër, të tjerët thonë jo aq, por edhe ata do të na sjellin para si diasporë! Kjo mund të tingëllojë mirë, por ata sjellin për vete në kohën kur është sezoni 40 ditësh veror dhe për festa fetare disaditore, ndërsa çka ndodhur me konsumin ditor dhe të ekonomive që punësojnë punëtorë.

Shembull nëse dalin 200 000 qytetarë ata kanë qenë konsumatorë të bukës, vajit lëngjeve, birrës, kafes, ushqimit familjarë dhe hotelierë…, çka ndodh me mësuesit, arsimtarët, energjinë elektrike, institucionet! Kush do t’i konsumojë ato produkte gjatë tërë vitit? Kush do t’i mësojë nëse nuk janë? Kush do t’i shërbejë në institucione ata që nuk janë?, pra ata kanë konsumuar 200 000 bukë në ditë!

Sa furra buke do të mbyllen nga mungesa e konsumit, kafene etj. Andaj, nisur nga këto fakte del se kjo krijon efektin zinxhiror të zvogëlimit të punësuarve ekzistues dhe efektin e eksodit tjetër.

Mund të konkludoj se qasja ndaj këtij fenomeni të eksodit nuk është e mjaftueshme, nuk mjafton trajtimi për zhvillimin ekonomik dhe trajtimi i investitorëve të brendshëm dhe të jashtëm, apo mund të konkludojmë se efekti i pasigurisë politike të investitorëve po shkakton pasiguri ekonomike te qytetarët dhe e ardhmja e të gjithëve do të jetë e zymtë.

(Autori është deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës)