KKVITI

Pse duhet të fundoset Asociacioni

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arben Kurteshi – Me këtë strategji dhe qëndrim është duke vepruar edhe fqiu ynë verior, që i fundosi të gjitha mundësit tjera, dhe kërkon me këmbëngulje formimin e asociacionit

Aztekëk populli me kulturë të lart dikur në “Amerikën e Mesme“ u zhduk mbrenda pak dekadave.

Kjo ndodhi, pasi që në vitin 1519, kur Hernan Cortes arriti në bregun e Meksikës së sotme, menjëherë dha urdhër ti fundosin të gjitha anijet me të cilat kishin lundruar prej Spanjës deri në Meksikë, që askush të mos mund të kthehet mbrapa nga trupat e tij; dhe të luftojnë deri në pushtimin e popullit të lasht Aztek, i cili brenda pak dekadave u zhduk

Ndoshta secilit prej nesh na duket e palogjikshme, pse nuk la guvernatori Cortes ndonjë anije pa e fundosur; dhe të lë një mundësi të hapur për kthim.

Mobi Casa

Por, me këtë qëndrim Hernan Cortes dha një signal shumë të qartë, të palëkundur, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm, në qëllimin e tij; qëndrimi në Meksikë, atë e kuptuan të gjithë edhe trupat e tij por edhe populli Aztek

Me këtë strategji dhe qëndrim është duke vepruar edhe fqiu ynë verior, që i fundosi të gjitha mundësit tjera, dhe kërkon me këmbëngulje formimin e asociacionit

Ky qëndrim këmbëngulës për formimin e asociacionit tregon se çfarë qëllimi ka fqiu ynë verior në Dardani.

“Asociacioni është fillimi i butë i pushtimit të vendit“.