Fundamenti

Pse dikur miqtë na besuan qindra herë sy mbyllur, ndërsa sot mezi na besojnë edhe me sy hapur?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – BE-ja i hapi derën Kosovës dhe shtriu tepihun e kuq për të gjithë ata që synojnë Evropën! Me miqtë tanë ndanim të njëjtin vizion, dhe ata në pranverën e 99-tës përdorën disaherë mbi 1000 avionë për të arritur idealin dhe qëllimin e përbashkët.

Pse miqtë tanë sot përgatitin të vendosin masa ndaj vendit?!

Mobi Casa

PSE NA TRAJTUAN SI SHTET KUR NUK ISHIM SHTET?

  • Në kohën kur nuk kishim shtet, trajtoheshim dhe respektoheshim si të tillë.
  • Në kohën kur ishim “krahinë”, trajtoheshim si republikë.
  • Në kohën kur nuk kishim ushtri të njohur shtetërorisht, UÇK-ja trajtohej, respektohej, dhe çmohej jo vetëm si ushtri shtetërore, por edhe si trupa tokësore të aleancës më të fortë në botë, NATO-s!
    Por, pse u trajtuam si shtet kur nuk kishim shtet?
    Thjesht, sepse ne vetë respektonim dhe trajtonim shtetin, ushtrinë, vendin dhe popullin si shtetëror; ashtu si prezantohej vendi, ashtu trajtohej nga të tjerët. Sepse ndiqnim politika bashkëpunimi me vëllezërit tanë rreth e rrotull vendit, por edhe me miqtë tanë nëpër botë. Sepse kishim guximin dhe vullnetin të krijonim miqësi.
    Varet vetëm nga ne se si e prezantojmë vendin; ashtu do të trajtohemi, as më shumë e as më pak, as më trima, as më viktima, por vetëm ashtu si e trajtojmë dhe respektojmë veten tonë, vendin dhe popullin tonë.
    A janë bërë punët e duhura në kohën e duhur? Kjo tregohet nga rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendemi sot./rajonipress/