UBT

PSD-ja ia bën kuorumin pushtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Koalicioni qeverisës po përballet me mungesë të numrave në Kuvend. Derisa dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë bojkotuar seancën e djeshme të Kuvendit, pushtetit kuorumin ia ka bërë një subjekt tjetër opozitar, Partia Socialdemokrate (PSD), shkruan sot gazeta “Zëri”.

Dy subjektet opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, para fillimit të seancës së djeshme paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë në shenjë kundërshtimi ndaj koalicionit qeverisës. Ata bënë të ditur që do të marrin pjesë vetëm në seancën e së enjtes, ku do të diskutohet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Mirëpo së njëjtës iniciativë nuk iu bashkëngjit edhe partia tjetër opozitare, Partia Socialdemokrate. Madje ishte kjo parti që ua mundësoi partive të pushtetit që ta vazhdojnë seancën e së hënës.

Mobi Casa

Pavarësisht pjesëmarrjes së PSD-së në seancë pushteti sërish është përballur me mungesë kuorumi. Në këtë seancë në mungesë kuorumi nuk kanë arritur të kalojnë shumica e projektligjeve në rend dite, duke përfshirë kështu edhe projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Po ashtu është vendosur të shtyhet edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë. Kjo seancë pas disa orëve debat është ndërprerë në mungesë kuorumi, përderisa seanca e radhës do të jetë të enjten.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.