Hoxhaj: Fitorja e CDU/CSU-së, lajm i mirë për Kosovën

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, i ka fituar zgjedhjet e së dielës për Qeverinë e re federale, me 28.5 – 29 për qind të votave, sipas sondazheve të para televizive.
E kësaj fitoreje iu gëzua edhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se ky është një lajm i mirë për Kosovën, raporton Zeri.info.
Hoxhaj ka thënë se kjo fitore është edhe një zhvillim për të ardhmen e Evropës.
“Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook dhe Tëitter, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. /Zëri