PSD e (pa) kënaqur me premtimet e PDK-së

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Ismet Hajdini kryetar i degës së PSD-së i cili është në koalicion me PDK tha për rajonipress se premtimet e PDK-së për dhënie të pozitave dhe posteve kanë nisur të realizohen, por ende nuk jemi të kënaqur.

Dega e PSD-së në Gjilan është duke e vëzhguar dhe përcjellur premtimin që e ka dhënë Qemajl Mustafa dhe partneri i koalicionit PDK për të vendosur në pozita të caktuara kuadro të këtij subjekti politik. Në veçanti kërkesat e PSD-së drejtuar partnerit të koalicionit u rritën pas suspendimit të Selver Xhelilit nga pozita e drejtorit të kulturës.

Ismet Hajdini kryetar i degës së PSD-së tha për rajonipress se disa premtime të dhëna tashmë kanë nisur të realizohen. “Në arsim janë punësuar dy veta të PSD-së edhe pse ato i kanë plotësuar kriteret e konkursit. Synojmë një kryeshef ose drejtor klinik në spitalin e Gjilanit sepse aty kemi kuadro të mira si në gjinekologji dhe kirurgji” tha Hajdini.

Uji Dea

Megjithatë Hajdini tha se të gjitha këto pozicione po i përcjellë dhe vëzhgon me kujdes sepse sipas tij ata ende nuk janë të kënaqur sa duhet. “Nuk jam i kënaqur sa duhet, por diçka ka nisur të realizohet. Po e presim 13 tetorin kur edhe pritet të mbahet Kongresi Qendror i PSD-së. Aty do të kërkojmë më shumë avancim të kuadrove të degës së PSD-së nga Gjilani” tha Hajdini.

Hajdini tha se nëse realizohen premtimet e dhëna nga Qemajl Mustafa atëherë koalicioni do të vazhdojë pa ndonjë problem /rajonipress/