UBT

PSD do ta rishikojë marrëveshjen me PDK

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Kujtim Shahiqi- Kryetari i Gjilanit është si drita ; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriçon.

Nëse kryetari është vasal i qytetit padyshim” paria “ do të jenë drejtorët e drejtorateve,për ta plotësuar këtë kolorit ironik na duhet vetëm Nasradini i qytetit ,e, ky nder do t`i takoj opozitës.

Pushteti është fuqi institucionale e bazuar në normativat e paragjykuara të cilat kanë pas vetës autoritetin,i cili vije nga vota e qytetarëve ose nga rendi shoqëror. Rregullimi normativë është baza e konsolidimit të pushtetit.

Pa organizim nuk ka pushtet. Pushteti është organizimi legjitim i fuqisë,ku është pushteti aty janë vendosë raportet në mes të detyrave dhe të drejtat e bartësve të tyre. Pushteti është në aso raporte ku nuk ka vend për vetëdeshirë dhe dëgjueshmëri të verbër ,raporte mes veti të kjarta.

Fuqia është në mënyrë difuze e shpërndarë ,kurse pushteti lëvizë në kufi të caktuara. Ajo nuk do të thotë kontroll absolutë .Për vendosjen e kontrollit duhet sanksione,për sanksione duhet edhe instrumente sanksionuese ,viktima ….aktori statik dhe sporadik

Para 3 viteve kurë PDK-në në krye me Qemajl Mustafën fituan zgjedhjet për kryetarë të komunës , PSD në Gjilan ishte pjesë e Vazalizmit ku mori pjesë në “parinë” e qytetit me dy drejtorate atë të Inspeksionit dhe drejtoratin e Kulturës .

Ndodhi çka ndodhi dhe drejtori i drejtoratit për rini sport dhe kulturë u shkarkua nga ky post. Me siguri zëvendësimi i këtij posti duhet t`i takoj PSD-së në Gjilan. Këtë të drejtë ,e bazuar në marrëveshjen e koalicionit të asaj kohe .

Fundamenti

Por logjika oriantale e një vazali “Ma mirë një vezë sot se sa një pulë në mot “ këtë të drejtë nga një marrëveshje e xhentëlmenëve të asaj kohe e zëvendësoi me kandidatin nga radhët e PDK-se. Logjika e numrave parlamentar janë në favor të Kryetarit ….,kaq ishte,….tani në skenë hyn nasradini.

Nasradin Hoxha simbol satirik i kritikës së pushtetit pas 3 viteve bëhet pjesë e numrave logjikë dhe dardha e ka bishtin mbrapa ,dikush nga opozita dëshiron të hyjë në pushtet duke kërkuar kryesuesin e parlamentit si pjesë legjislative e pushtetit e jo drejtori si pjesë ekzekutive me të drejtën që pas një kohe ta ruaj të drejtën e kritikes .

Por vazali që udhëton me pajtonin e tij nga nahija e Prishtinës për në Gjilan që komunës sonë të varfër i kushton me shumë se 3000 “ lira” për karburante (shpenzime mujore) këtë e bënë për një pagesë prej 900 “lira’ me siguri prekëse ,sido që të jetë deklaron ai , e donë qytetin e mos të flasim për miletin.

A do të vazhdojë PSD dega në Gjilan të jetë pjesë e koalicionit dhe a do të fillojë të shpalosë parregullsitë e shumta të këtij pushteti kuptohet duke qenë kritik dhe autokritik.
PSD në Gjilan këto ditë do të mbajë mbledhjen e kryesisë së degës që të shqyrtoj gjendjen e krijuar pas emërimit të drejtorit të kulturës rinisë dhe sportit nga radhët e PDK-së pa respektuar marrëveshjen e koalicionit.

PSD në kuvendin komunal ka 3 deputet si G-3 dhe aktualisht mban postin e drejtorit te Inspeksionit në komunën e Gjilanit.

(Kujtim Shahiqi është anëtar i kryesisë se PSD dhe kandidat për Drejtor të Drejtoratit për Kulturë nga radhët e PSD)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.