RCCOLA

PSD distancohet nga sjelljet e Selver Xhelilit-koalicioni me PDK vazhdon

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Akte të tilla janë të pa pranueshme për shoqërinë, gjithashtu edhe për subjektin tonë politik. PSD në Gjilan, distancohet nga veprime të tilla individuale thuhet në komunikatën e PSD të nënshkruar nga Ismet Hajdini.

Dega e PSD-së në Gjilan ka vendosur që koalicioni në nivelin komunal të vazhdohet edhe më tutje, pavarësisht zhvillimeve të fundit thuhet në një njoftim të kësaj dege të nënshkruar nga Ismet Hajdini.

Gjithashtu PSD, dega në Gjilan, e dënon incidentin e para disa ditëve, ku ishin të përfshirë ish Drejtori i DRKS-së në Gjilan Selver Xhelili, anëtar i PSD-së dhe një zyrtari të DGJKP-së në Gjilan.

Hidromorava

Akte të tilla janë të pa pranueshme për shoqërinë, gjithashtu edhe për subjektin tonë politik. PSD në Gjilan, distancohet nga veprime të tilla individuale .

Gjithashtu, vlerësojmë se pasojat e sjelljes individuale lidhen ekskluzivisht me individin dhe se shkarkimi i ish drejtorit të DRKS-së, nga kryetari i komunës është vendim komfor kompetencave të kryetarit të komunës, të paraparë me dispozitat ligjore në fuqi.

PSD në Gjilan do të vazhdoj të jap kontributin e saj si subjekt politik në Gjilan duke respektuar koalicionin e arritur me PDK-në. Gjithashtu ne do të propozoj kandidatin e ri për postin e Drejtorit të Drejtoratit për Rini dhe Sport në komunën e Gjilanit përfundon njoftimi./rajonipress/