RCCOLA

Provokimi i ri: Publikohet edhe një karikaturë e Profetit!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Javorja satirike franceze, “Charlie Hebdo”, në edicionin më të ri ka publikuar disa karikatura të Profetit Muhamed.

Meqë ditëve të fundit nuk është ngadalësuar vala e protestave kundër filmit anti-islamik, “Pafajësia e myslimanëve”, publikimi i këtyre karikaturave ka shqetësuar policinë franceze.
Kryeredaktor i revistës, Charlie Hebdo, ka deklaruar për televizionin francez se nuk shqetësohen për edicionin e ri.

‘Kjo do të shokojë ata që duan të shokohen”, ka thënë kryeredaktori, duke shtuar se karikaturat nuk janë provokime.

UBT

Kjo javore ishte më herët në “listë të zezë” e besimtarëve myslimanë, kur ka publikuar po ashtu disa karikatura të Profetit Muhamet, pas së cilave janë hedhur disa bomba në redaksi të tyre.

Presidenti egjiptian, Mohamed Mursi, e dënoi filmin e Sam Baciles, “Pafajësia e myslimanëve”, ndërsa imami i këtij shteti, Ahmad Fuat Ashush, ka shpallur fatvan, pra dënimin me vdekje, për të gjithë ata.