Protestuesit: Me hajna s`ka bashkim

Protesta e paralajmëruar e Lëvizjes Vetëvendosje me moton “Në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” ka filluar që nga ora 14:00.
Sipas vlerësimeve të policisë përreth katërmijë (4,000) ka qenë numri i pjesëmarrësve në protestë dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.
Përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta policia ka monitoruar situatën si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të mundësuar rrjedhën normale të protestës, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Në të njëjtën kohë policia ka bërë edhe ri drejtimin e trafikut si dhe bllokimin e pjesshëm të disa segmenteve rrugore në kohën kur protestuesit kanë marshuar.
Protesta është konsideruar e përfunduar në ora 15:50.
Kurti: Qeveria e Thaçit si e Millosheviqit
(I freskuar) – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para protestueseve ka thënë se qëllimi I kësaj proteste është përkrahja e qytetarëve të Luginës së Preshevës, të cilët sipas tij, janë lënë anash nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Ai ka thënë se të dy qeveritë është dashur që ta krijojnë një fond për qytetarët e Luginës së Preshevës.
Po ashtu Kurti ka theksuar se kjo protestë ka pasur si qëllim edhe kundërshtimin e koalicionit Thaçi-Daçiq dhe PDK-SPS.
Kurti e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se në asnjërën prej mbledhjeve të saj, nuk ka folur për problemin e qytetarëve të Luginës së Preshevës.“Qeveria e Kosovës është shumë diskriminuese sikur ajo e Millosheviqit, duke I favorizuar serbët në veri duke ju ndarë edhe fond të veçantë, ndërsa shqiptarë në Luginë vazhdojnë të jenë shumë të diskriminuar nga shteti serb”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë se gjatë kohës se UÇK-së, asnjëherë nuk është paramenduar pavarësia e Kosovës, por vetëm bashkimi kombëtar, mirëpo sipas tij, tani përfaqësuesit e kanë thyer atë ideal dhe janë bërë pjesë e kompromiseve me Daçiqin.
Pas fjalimit të Albin Kurtit, protestuesit janë ndarë të qetë. (ORAinfo)
(I feskuar) Protestuesit kanë arritur para Teatrit Kombëtar, atyre pritet t’iu drejtohet lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurit.
——————————————————
Protestuesit janë duke marrshuar drejt Teatrit kombëtar, ku pritet të flaës kryetari Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë para Teatrit Kombëtar.
——————————————————-
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të protestuar në mbështetje të qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, pas tensioneve të fundit për shkak të largimit të lapidarit të dëshorëve të UÇPMB-së para Kuvendit komunal të Preshevës nga xhandarmeria serbe.
Protestuesit janë mbledhur para Biblotekës Kombëtare, ndërsa pas pak pritet të marrshojnë drejt sheshi “Nëna Terezë” për tu ndalur para Teatrit Kombëtar. Protestuesit janë duke brohoritur “Thaçin e japim, e Luginën nuk e japim”, UÇPMB, etj.
Në vazhdim do t’iu njoftojmë me gjerësisht. (ORAinfo)