Protestojnë punëtoret që pastrojnë zyrat e Kryeministrisë

Punëtorët teknik të kompanisë “Dolphin” të cilët kujdesën për mirëmbajtjen e ndërtesës së Qeverisë dhe të disa ministrive, nuk kanë marrë paga që më shumë se gjashtë muaj.
Në kërkim të të drejtave të tyre, këta punëtorë do të protestojnë sot.
Sipas një njoftimi të SPEVZ (Sindikata e Pavarur e Ekonomisë së Vogël dhe Zejtarisë), protesta do të filloj sot ( e martë) para Autoritetit Tatimor të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00 – 11:30.