Fundamenti

Protestë në Bruksel për Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shqiptarët e diasporës të shtunën do të protestojnë në Bruksel me moton “Të bashkuar më Luginën e Preshevës”.

Protesta para institucioneve kryesore ndërkombëtare do të ngrejë zërin e diskriminimit dhe represionit serb në tre komunat e banuar me shqiptarë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe do të dënohet akti i heqjes së dhunshme të lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, kërkesa për heqjen e lapidarit të xhandarmerisë serbe në Lluçan si dhe aktet e vandalizmave ndaj varrezave shqiptare në fshatrat e Bujanocit.

KKVITI

“Ne me këtë protestë do t`ia bëjmë me dije gjithë Evropës dhe botës se shqiptarët në ato troje, po përjetojnë ditë të rënda, duke iu mohuar çdo e drejtë dhe duke dënuar me notën më të madhe protestuese kundër klikës së kryekriminelit Millosheviq Daqiq-Nikoliq, që me një ushtri të madhe, vodhën Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, në mes të Preshevës, në mes të tokës shqiptare, por ajo tokë, ishte dhe do të mbetet shqiptare e dëshmorët, do të kujtohen përgjithmonë, sepse ata janë ngritur lart në flamurin tonë kombëtarë kuq e zi”, theksojnë organizatorët, duke ftuar për masovitet shqiptarë të shtunën në mesditë pranë Place Schuman, para hyrjes së ndërtesës së Parlamentit Evropian.

Protesta organizohet nga Këshilli Kombëtarë i Mërgatës Shqiptare për Benelux, në bashkëpunim dhe përkrahje nga Shoqatat Humanitare “Lugina e Preshevës” dhe dega e saj në Bruksel, si dhe “Medvegja”-Zvicër./Indeksonline/