Fundamenti

Protestat “trembin” opozitën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Frika nga mosmbështetja e masës së gjerë popullore me gjasë ka shtyrë edhe për një kohë protestat e paralajmëruara nga tri subjektet politike opozitare, të cilat janë bashkuar në një front të përbashkët.

Opozitarët aktualisht nuk e kanë as idenë se kur do të dalin në rrugë për të protestuar kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi.

Por, ajo që dihet në këtë fazë është se blloku opozitar është i vendosur se nuk do të lejojë mbajtjen e seancave të rregullta të Kuvendit, përveç dy seancave të karakterit solemn, që do të mbahen gjatë kësaj jave, njëra për MSA-në dhe tjera me rastin e vizitës së komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili do t’i adresohet Kuvendit me një fjalim.

Mobi Casa

Ndërkaq, opozitarët synojnë që peticionin me rreth 200 mijë nënshkrime kundër “Zajednicës” t’ia dërgojnë Kuvendit të Kosovës dhe të njëjtën kohë edhe ambasadave të huaja në Kosovë.

Derisa opozitarët thonë se protesta gjithëpopullore nuk do të thirret deri pas mendimit të Gjykatës Kushtetuese, në anën tjetër analistët politikë kanë dilema se kjo zvarritje ka të bëjë pikërisht nga frika për mosmbështetje të masës së gjerë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.