UBT

Protesta në Bujanoc: Dacic, eja e na arresto!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

E plotësuar – “Bujanocin do ta ruajmë”, “Bujanoci është Kosovë Lindore”, “Liri shqiptarëve të Luginës”, “Poshtë regjimi i pasardhësve të Milosevicit”… ishin disa prej afisheve dhe brohoritjeve që u dëgjuan e u panë në protestën e sotme në sheshin “Skenderbe” të Bujanocit,

“Dacici nuk e kurseu as familjen e komandant Lleshi, për ta realizuar spastrimin etnik. Por, këtë kurrë nuk do ta pranojnë qytetaret e Luginës, pasi që Lugina ka edhe shumë komandant Llesha tjerë”, tha. Jonuz Mulsiu, kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit para mijëra qytetarëve të cilët mbanin pllakatet me mbishkrimet “Dacic, djali i Milloshit – stop diskriminimit”.

Kryetari Komunës së Buajnocit, Shaip Kamberi, pohoi se “Ivica Dacic nuk e ka hesapin e mire”.

“Shqiptari me dhunë nuk zmbrapset, por bëhet edhe më i bashkuar edhe më i fortë… Nga këtu u themi se të gjithë jemi terroristë dhe le të vije e të na arrestojë të gjithëve nëse mundet”, tha Kamberi.

Mobi Casa

Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duke dënuar arrestimet e djeshme në Bujanoc pohoi se “nëse Beogradi ka vende për ku t’i fus 120 mijë shqiptaret e Luginës se Preshevës, le të urdhërojë”.

“Nuk e kemi ndërmend të lëvizim nga tokat tona”, tha ai, transmeton Presheva Jonë.

Protesta u ndoq nga forca të mëdha policore dhe ushtarake serbe, por edhe nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare në Serbi. /Telegrafi/