RCCOLA

Protesta e serbëve shtrihet në jug

/ 2 minuta lexim

Serbët pritet të dalin në një protestë kundër vendimit të Qeverisë për të mos lejuar përdorimin e targave të vjetra të veturave. Ata do të nisen nga Ranilluku dhe do të shkojnë deri në Crep.

Protesta është planifikuar për të shtunën dhe do të fillojë prej orës dhjetë të mëngjesit.

Protestuesit pritet të dalin me mjete motorike, gra e fëmijë në rrugën që niset prej Ranillukut dhe do të vazhdojnë rreth pesë kilometra në drejtim të Trepit, një udhëkryq për Kamenicë dhe pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Ajo organizohet për të shprehur pakënaqësinë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos njohur targat e vjetra të veturave, përkatësisht targat me regjistrimin “GL” për këtë anë.

Fidanishtja

Një protestë e ngjashme është organizuar edhe në veri të vendit, më herët gjatë këtij muaji.

Komandanti i stacionit policor në Ranilluk, Nebojsha Popoviq, i tha Gazetës Jeta në Kosovë të mërkurën se protesta ishte paralajmëruar të mbahet të enjten, por ndërkohë është shtyrë për të shtunën.

“Ata kanë bërë kërkesë zyrtare për të enjten e pastaj e kanë shtyrë atë. Për të shtunën ende nuk ka kërkesë zyrtare për leje dhe këtë duhet ta bëjnë 48 orë para mbajtjes së protestës. Policia është 24 orë gati në dispozicion për të mbajtur rendin”, tha Popoviq.

Kjo protestë besohet se organizohet nga strukturat paralele të komunës së Kamenicës, që është e vendosur në Ranilluk.