ARKATANA

Protagonisti

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Atdhe Geci

Dje e mundëm një fushë mbushur me
varre, e mundëm një kohë të burgjeve
e pushkatimeve, e mundëm një vrasës
të lirisë dhe të gjenocidit, e mundëm,
një pushtues, që vrasjen kishte mësim.

Nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve
nuk e mbajnë më as idealistët e vendit
na duhet një forcë që i prinë atdheut.

Kosova dardane e do emrin e tokës së
vetë, një kërkesë të tillë e ka Çamëria,
Ilirida, Krahina e Mollës së Gjakut,
Ulqini, Shkupi, Tetova dhe Gostivari.

Hidromorava

Nuk e mbaj më ngarkesën e shekujve
thotë ai që jetën po edhe vdekjen e do
të bukur, dhe, lirinë e do të shkruar.

Kosovë, edhe nëpër udhë të ngushta
ti di të jesh Kapiteni i fatit të Atdheut
se gjithçka nis nga fjala e bërja fjalës
gjithçka nis nga mendja dhe mendimi
gjithçka nis nga zemra dhe duart tona.

Heshtja për të harruar vendlindjen e
atdheut, Çamërinë, është e pafalshme
çfarëdo që të jetë udha kombi sot e do
kapitenin e vetë kundër tëra stuhive!…

Atdhe Geci

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.