UBT

Prostitutat serbe , elozhe për shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prostituta M.S nga Nishi, e cila ishte në mesin e mbi 40 femrave të arrestuara gjatë një aksioni të policisë maqedonase, rrëfeu se ka punuar në lokalin e një shqiptari, ku pjesa më e madhe e mysafirëve ishin shqiptarë.

“Nuk më ka penguar që ishin shqiptarë. Fitoja nga 100 euro në natë, vetëm për t’u shoqëruar me ta. Askush nuk më ka maltretuar, nuk kam qenë rob. Pasaporta ka qenë tek unë dhe kam mundur të largohem kur kam dëshiruar. Sikur edhe vajzat tjera. Por fitimi më ka mbajtur aty”, rr”, rrëfeu ajo.

“Mysafirëve nuk ju kam ofruar shërbime seksuale. Kanë paguar vetëm për shoqërim dhe biseda më mua. Për çdo mbrëmje nga shefi kam marrë nga 40 euro, por kam fituar, ngase nga çdo koktej, që më kanë dërguar mysafirët, kam fituar nga pesë euro. Në vend të koktejeve kam pirë çaj apo lëngje. Për një mbrëmje kam mundur të fitojë deri në 100 euro”.

Kështu i ka thënë policisë maqedonase M.S., një shtetase e Serbisë, e cila ka punuar në klubet e natës në perëndim të Maqedonisë, e arrestur të shtunën në mëngjes, në aksionin “Agimi”.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë publike “Amsterdam” në Gostivar, “Energy” në Tetovë, “Evropa” në Vaksincë të Kumanovës dhe “Oriental AS” në Zherovjan, pjesëtarët e njësisë për trafikim me qenie njerëzore kanë arrestuar 40 femra, prej të cilave 22 ishin shtetase të Serbisë.

UBT

Të gjitha serbet ishin në moshë madhore, nga viset e ndryshme të Serbisë, ndërsa në mesin e tyre ka edhe disa studente. 19 prej tyre, në mesin e të cilave edhe M.S, ishin të vendosura në qendrën për shtetas të huaj në Shkup, prej nga tashmë janë dëbuar për në Serbi dhe atyre ju është ndaluar hyrja në Maqedoni në periudha kohore prej tre deri në pesë vjet.

M.S nga Nishi thotë se ajo nuk ka paguar ndonjë gjobë, por se policia maqedone gjatë bastisjes ja ka marrë paratë.

“Nuk dëshiroj të flas për shumën, për rrethanat në Serbi, ajo ishte mjaft e madhe. Në Maqedoni shkova me rekomandimin e një shoqes time. Kam kaluar më shumë se një muaj aty. Pronari është shqiptarë, edhe mysafirët në pjesën më të madhe ishin shqiptarë.

Kjo nuk më ka penguar. Askush nuk më ka maltretuar, nuk kam qenë rob, siç thuhet në Serbi. Pasaporta ka qenë tek unë dhe kam mundur të largohem kur kam dëshiruar. Sikur edhe vajzat tjera. Por fitimi më ka mbajtur aty. Në Serbi mund të punoj në ndonjë dyqan, apo butik, për të fituar 100 euro, ndërsa në Maqedoni këto para i kam fituar brenda natës, pa asnjë mund, vetëm duke u shoqëruar me meshkuj, të cilëve ju pëlqeja”, thotë M.S.