Proshuta, salsiçet dhe suxhuku, të rrezikshme për jetën

Një studim i madh ka zbuluar se nëse në menynë tuaj të ushqimeve keni shumë produkte të përpunuara të mishit, si proshuta, salsiçet dhe suxhuku, një gjë e tillë mund t’ju dërgojë më herët drejt vdekjes.
Në analizë është përfshirë menyja ushqimore e gati 500 mijë meshkujve dhe femrave, të cilët janë sëmurë dhe kanë vdekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Studimi i bërë në vende të ndryshme të Evropës ka zbuluar se si mishi i përpunuar është fajtor për 1 në 30 vdekje. Mu për shkak të kësaj, ekspertët kanë propozuar që njerëzit në menytë e tyre të përditshme ushqimore ta kufizojnë në 20 gramë konsumimin e produkteve të mishit në ditë.
Publikimi i rezultatit të këtij studimi përputhet me skandalin e lidhur me mishin e kalit, i cili ka përfshirë gati tërë Evropën, ku një numër i madh i konsumatorëve tani në fakt dyshon në prejardhjen e ushqimit që e konsumon. /Telegrafi/