Uji Dea

Propozimi për rritje të çmimit të rrymës prej 15 për qind, ZRrE ofron mundësi për komente dhe sugjerime

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar Raportet Konsultative që lidhen me të hyrat maksimale të lejuara për tre operatorët e energjisë elektrike, KOSTT, KEDS dhe FSHU.

Në njoftimin për media ZRrE ka theksuar se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në procesin e përcaktimit të tarifave dhe ka për qëllim të sigurojë mundësinë për përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në këtë proces të rëndësishëm.

“Raportet Konsultative paraqesin propozimet fillestare të ZRrE-së për të hyrat maksimale të lejuara për këto ndërmarrje. Ky publikim ofron mundësinë që të gjitha palët e interesuara të shqyrtojnë propozimet dhe të japin komente dhe sugjerime që mund të ndikojnë në përcaktimin e vendimeve përfundimtare mbi tarifat”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Në bazë të analizave dhe rezultateve të këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15%. ZRrE e thekson rëndësinë e procesit të konsultimit publik si një element kyç për zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën e energjisë.

FIDANISHTJA


ZRrE ka ftuar ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre.

“Bazuar në rezultatet e këtyre raporteve, pritet që rritja mesatare e tarifave për konsumatorët të jetë rreth 15%. ZRrE e konsideron konsultimin publik si një element kyç në zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe transparente në fushën rregullative. Në këtë kuadër, ZRrE fton ndërmarrjet e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët e tjera të interesuara që të shqyrtojnë të dhënat dhe pikëpamjet e përfshira në Raportin Konsultativ dhe të paraqesin komentet dhe sugjerimet e tyre. Komentet mund të dërgohen deri më 28 mars 2025”, thuhet tutje në njoftimin e ZRrE-së.

Propozimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill ka ngjallur reagime të shumta.

Me sloganin “Asnjë cent më shumë”, në rrjete sociale, ka nisur një fushatë për të kundërshtuar propozimin për edhe një rritje tjetër të çmimit të rrymës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.