Hidromorava

“Pronto PSD”-ja e Shpendit &Dardanit, bishti i PDK-së

/ 21 minuta lexim

Shpend Ahmeti me klikën e tij është një kopje identike e PDK-së dhe degë e klanit ‘Pronto’

“Prokuroria e Shtetit nuk guxon të heshtë përballë zhvatjes në baza ditore të buxhetit të shtetit në Komunën e Prishtinës. Duhet me urgjencë t’i nxjerrë tabulatet e telefonatave dhe mesazheve telefonike në mes të zyrtarëve të lartë të PSD-së dhe zyrtarëve të PDK-së, në formatin e përgjimeve ‘Pronto 2’, ku do të zbardheshin faktet se si ministri të caktuara të PDK-së pandalshëm bëjnë pazare me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për interesa të të dyja palëve si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal në Komunën e Prishtinës”, thotë analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot”

Klani famoz “Pronto” dhe SHIK-u i nëntokës kriminale, kurse tanimë janë bërë publikisht si një trup, klika e tyre me Kadri Veselin. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara kreut të PSD-së dhe kreut të Prishtinës, Shpend Ahmetit si dhe Dardan Sejdiut, deputet, asnjëri nuk i kanë kthyer përgjigje gazetarit, edhe pse gazetari i ka pritur për një javë përgjigjet e tyre. Guraziu: Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre realisht janë vetëm një satelit i pushtetit të inkriminuar dhe mafisë politike e biznesore Sipas analistit politik Ragip Guraziu, Shpend Ahmeti dhe PSD-ja po identifikohen besnikërisht si kopje besnike e klanit “Pronto”. “I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kopje identike e PDK-së dhe klanit PRONTO! Tani më po i shohim fare qartë se si janë bërë edhe publikisht një klika e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me klanin PRONTO & PDK, që e ndërtuan së bashku, dhe mbetet e paqartë se çka po pret edhe prokuroria që nuk i nxjerr tabulatet e telefonatave dhe mesazheve telefonike në mes të zyrtarëve të lartë të PSD-së dhe zyrtarëve të PDK-së ku zbardhen komunikimet e ndryshme mes tyre”, u shpreh ai. “Përfundimisht po shihet që PSD është kopje totale e PDK-së dhe klanit PRONTO, e ku kjo ishte vërejtur edhe më parë, ngase sjelljet e Shpend Ahmeti ishin të njëjta në udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, si ato të PDK-së dhe klanit PRONTO. Dhe kjo tani u bë e qartë kur VV u nda në dysh. Tani po dëshmohen marrëdhëniet e tyre që po bashkëpunojnë ata edhe në nivel komunal edhe në nivel qendror PDK dhe PSD thuajse janë një parti politike dhe po e ndajnë tallin për tenderë e leje, dhe pandalshëm po bëjnë pazare me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për interesa të të dyja palëve, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal në komunën e Prishtinës. Edhe kështu Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe e ashtuquajtura “parti” e tyre PSD, shihet se kanë qenë “Kali i Trojës” në VV, të deleguar nga klani ‘Pronto’ dhe SHIK-u famoz i nëntokës kriminale aty”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Qëllimi i këtij klani sipas Guraziut është vetëm zhvatja, aq sa do të mundë të arrijnë ta bëjnë atë. “Ndryshe Shpend Jahti me klikën e tij, që janë një kopje identike e PDK-së dhe degë e klanit PRONTO, nuk bëjnë asgjë tjetër përveç zhvatjes dhe me krim të organizuar të buxhetit, pronave dhe resurseve publike, si dhe pa harruar shantazhin e bllokimin ndaj bizneseve, që ndodh, sidomos në kryeqytet, në komunën që udhëhiqet nga një klan tipik mafioz në shërbim të mafio-oligarkëve. Tani shtrohet pyetja; a janë me të vërtetë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSDja e tyre realisht vetëm një satelit i pushtetit të inkriminuar dhe mafisë politike e biznesore”, tha Ragip Guraziu. Partneriteti i dyshimtë lokal dhe parlamentar Një dyshim të tillë të thellë e shpreh edhe Ali Lajçi. Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës po vërehet një lloj bashkëpunimi shumë i ngushtë, ndonëse jo si koalicion zyrtar në mes të partive në pushtet dhe PSD-së, për të krijuar kuorumin e punës dhe për të zgjatur jetëgjatësinë e këtij koalicioni, që de fakto e ka humbur legjitimitetin qeverisës dhe besimin tek qytetarët. Lajçi nuk e fsheh aspak dyshimin, por edhe bindjen e tij se në këtë situatë krize, në të cilën është futur koalicioni, “PRONTO PSD”-ja po shërben dhe është shndërruar në bisht të PDK-së.”Unë besoj që edhe nga ana e deklaratave politike, që po merren edhe nga ana e pozitës, ndoshta po mbështeten edhe në mundësinë e këtyre numrave në vazhdimësi sa herë po vijnë në krizë, dhe nga një vështrim i tillë edhe pjesëmarrja e tyre ndonjëherë nëpër këto seanca, për t’jua bërë kuorumin, po ndodh në emër të asaj se duhet të aktivizohen institucionet etj… etj., faktikisht vetëm po ndihmon më shumë në zgjatjen e jetës së kësaj Qeverie dhe të këtyre institucioneve të korruptuara që po funksionojnë pa legjitimitet dhe me mjaft arbitraritet e në mënyrë shumë jolegjitime, pikërisht në mungesë të numrave. Faktikisht, këta të koalicionit po tregohen edhe vetë të papërgjegjshëm, sepse vetë do të duhej ta bënin një mocion votëbesimi për ta parë nëse a mund apo nuk mund të qeverisin më tej”, theksoi Lajçi për “Kosova Sot”. Ai tha se pozita është ajo që duhet të marrë vendime në interesin e përgjithshëm të qytetarëve, e që ka kohë që vendime të tilla nuk po mund të marrë, kurse edhe puna e Kuvendit kryesisht është e bllokuar dhe vetëm herë pas herë po mblidhet, varësisht si po arrin t’i sigurojë votat, kryesisht duke pasur në bisht të PDK-së deputetët e PSD-së. Lajçi thotë se beson që PSD po bëhet bisht i PDK-së vetëm pse nuk janë të sigurt dhe të përgatitur që të shkojnë në zgjedhje të reja. Skenari përçarës në VV Sipas analistit politik Jeton Kelmendi, është shumë e sigurt që 12 deputetët e PSD-së, që dolën nga VV-ja, nuk ishin gjë tjetër, veçse në rolin e “Kalit të Trojës” në VV, të instaluar nga SHIK-u dhe PDK-ja, për ta shkatërruar nga brenda VV-në, që shënoi rezultate të dukshme duke u ranguar parti e parë opozitare në Parlament dhe kështu shihej si mundësi reale e rrezikimit të jetëgjatësisë së Qeverisë, duke u bashkuar në bllok opozitar edhe me LDK-në.”Unë mendoj se e ashtuquajtura PSD, në krye me Shpend Ahmetin, është vetëm një parti bisht e PDK-së dhe Hashim Thaçit. Këta e përdorin PSDK-në e Shpend Ahmetit sa herë që i duhet Hashim Thaçit dhe që hyn në rrezik krize, prandaj me këtë parti politike Hashim Thaçi, thënë figurativisht, “i pret mizat” sa herë që e shqetësojnë ato vetëm me PSDK-në e Shpend Ahmetit”, u shpreh ai.”Unë mendoj që kjo strukturë njerëzish të PSDK-së së tanishme të Shpend Ahmetit, që në fillim iu ka bashkangjitur me plan atëherë VV-së me një qëllim të caktuar që në një moment kur ka nevojë më së shumti ta përçajë brendapërbrenda, të shkapet nga ata dhe kështu ta dobësojë në fuqinë politike. Pra, këta janë kështu që funksionojnë si mekanizma parapolitikë, që i përdor Hashim Thaçi së bashku me shërbimet e huaja sekrete dhe antishqiptare në rrethanat e caktuara për ta fuqizuar interesin e tij, ndonëse e ka shumë të qartë që ai e ka humbur tërësisht besimin në popull”, vlerësoi Jeton Kelmendi. Sipas tij, Thaçi dhe SHIK-u fillimisht e përdorën Isa Mustafën për ta ndihmuar që ish-kreu i PDK-së të ngjitet në pozitën e presidentit, kurse së dyti arriti ta bëjë patericë të PDK-së AAK-në e Ramush Haradinajt, duke i dhënë pozitën e kryeministrit, të cilën de fakto po e ushtron vetë Hashim Thaçi së bashku me atë të presidentit, derisa Haradinaj është vetëm figurë boshe në Qeveri. “Ai po i kryen të gjitha funksionet mbi institucione nëpërmes sej.

ZEQA: SHPEND JAHTI ME KLIKËN E TIJ ËSHTË BËRË NJË KOPJE IDENTIKE E PDK-SË DHE DEGË E KLANIT “PRONTO”

Analisti politik Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se në Prishtinë nuk po ndodh më pak e as më shumë, më mirë dhe as më keq ,sesa në qeverisjen e nivelit qendror, apo sikurse klani “Pronto” në qeverisjen qendrore, ashtu edhe në qeverisjen komunale të Prishtinës Shpend Ahmeti legalizoi korrupsionin dhe haraçin përmes dhënies së tenderëve njëburimorë kompanive të inkriminuara të oligarkëve ekonomikë. “Me largimin e Shpend Ahmetit nga VV-ja dhe përafrimin e PSD-së me PDK-në, nënkuptojmë kthimin e ‘Shpendit shtegtar’ në bazën elektorale të PDK-së, nga e cila u ngrit në majat e pushtetit në kryeqytet, ku me votat e PDK-së i rrëmbeu pushtetin ‘Isait’ të LDK-së me duar në xhepa! Tashmë pastër po dëshmohet se ‘Sateliti’ i PDK-së apo PSD-ja e Shpend Ahmetit përherë kanë qenë “Kali i Trojës” në VV, të deleguar nga klani “Pronto” dhe SHIK-u famoz i nëntokës kriminale”, u shpreh ai. “Tanimë edhe publikisht janë bërë NJË klika e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me klanin “Pronto” &PDK& Kadri Veselin, të cilët po bashkëpunojnë ngushtë për interesa personale si në nivelin komunal, ashtu edhe në atë qendror. Aq shumë janë mishëruar PDK-ja dhe PSD-ja thuajse janë një parti politike dhe po e ndajnë tallin për tenderë e leje ndërtimi së bashku në kryeqytet. Shpend Jahti me klikën e tij është bërë një kopje identike e PDK-së dhe degë e klanit “PRONTO”, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç zhvatjes në krim të organizuar të buxhetit, pronave dhe resurseve publike, si dhe pa harruar shantazhin e bllokimin ndaj bizneseve, që ndodh, sidomos në kryeqytet, komunën që udhëhiqet nga një klan tipik mafioz në shërbim të mafiooligarkëve politikë dhe ekonomikë”, vijoi më tutje ai. “Prokuroria e Shtetit nuk guxon të heshtë përballë zhvatjes në baza ditore të buxhetit të shtetit në Komunën e Prishtinës. Duhet me urgjencë t’i nxjerrë tabulatet e telefonatave dhe mesazheve telefonike në mes te zyrtareve të larte të PSD-së dhe zyrtarëve të PDK-së në formatin e përgjimeve ‘Pronto 2’, ku do të zbardheshin faktet se si ministri të caktuara të PDK-së pandalshëm bëjnë pazare me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për interesa të të dyja palëve si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal në Komunën e Prishtinës”, tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: SHPEND AHMETI ME SEJMENËT E TIJ, PJELLË E KLANIT FAMËZI “PRONTO” DHE SHIK-UT Analisti Reshat Badallaj vlerëson se Shpend Ahmeti, që po njihet në popull si Shpend hajni e Shpend Jahti, përfundimisht po shihet që është nën ndikimin e PDK-së, SHIK-ut dhe klanit “PRONTO”. “Shpend Ahmeti me sejmenët e tjerë, edhe pse e mbanin shumë kohë të fshehur dolën më në fund duke ia shqyer maskën populli se janë pjellë e klanit famëzi ‘PRONTO’ dhe SHIK-ut. Dhe, tani shikoni se si janë bërë njësoj dhe i bien fyellit me një vrimë, këlyshët e Shpend Jahtit me bandën më kriminele antishtetërore ‘PRONTO’. Duke parë frikën se do të tretet si flluskë sapuni banda e Shpend hajnit dhe ata këlysh që e rrethojnë rrotull u futën nën kulmin e PDK-së për të kapur frerët në nivelin qendror dhe lokal, që do të thotë të kapin pushtetin aty ku buron HAJNIA. Prokuroria është në dijeni të plotë për këtë krim dhe nuk i zbardh qëllimisht, sepse edhe këta janë në të njëjtën valle të krimit të kapur gisht për gisht, përndryshe nuk shpjegohet ndryshe kjo, kur banda ‘PRONTO’ bisedojnë dhe bëjnë pazare me hajnat, Shpend Jahtin dhe Dardan Sejdiun, për asgjë tjetër pos interesave të tyre personale”, theksoi Badallaj për “Kosova Sot”.

GASHI: PSD E SHPENDIT DHE PDK JANË NË LIDHJE “MARTESORE” PËR INTERESA TË NGUSHTA TË PËRFITIMEVE TË CAKTUARA KRIMINALE

Asamblisti nga radhët e LDK-së në komunën e Prishtinës, Agim Gashi, nuk e mohon faktin që PSD e Shpendit dhe PDK- janë në lidhje “martesore” për interesa të ngushta të përfitimeve të caktuara kriminale. S’ka dilemë se koalicioni mes gjashtë subjekteve politike në qeverinë e Shpend Ahmetit bënë të kuptojmë se në politikën e një pjese të klasës politike në Kosovë s’ka moral. Amoraliteti politik i grupacionit të Shpend Ahmetit po i kushton qytetarit të komunës së Prishtinës, sepse këta njerëz kanë krijuar qeverinë, e cila kurrë nuk do të arrijë t’ia përbush premtimet paraelektorale që i pat premtuar kryetari gjatë mandatit të tashëm qeverisës. As ai nuk po brengoset fare, sepse reagimet e tij nuk po duken askund dhe nuk po merr asnjë veprim për të përmirësuar performancën e qeverisjes. Asnjëherë komuna e Prishtinës nuk ka pasur një kryetar të tillë të papërgjegjshëm dhe i cili nuk ndjenë fare dështimet e qeverisë që e udhëheqë, por vazhdimisht përpiqet që të lartësojë gjuhën e gënjeshtrës se gjëja ai do t’i realizojë 100 premtimet e dhëna.Tanimë po mbushet një vit i mandatit të dytë dhe premtimet e dhëna nuk po duken askund. Për këtë flasin raportet periodike të cilat janë dëshmia më e saktë se dështimet po e përcjellin njëra pas tjetrës si në fushën e investimeve kapitale ashtu edhe në fushën e inspekcionit, fushën e arsimit dhe fushat tjera. Politikën qeverisëse të Shpend Ahmetit po e përcjell keq planifikimi dhe keq menaxhimi i punëve në shumë fusha. Ky kryetar ka krijuar një koalicion të verbër politik, sepse aty votohet vetëm për të mbrojtur interesat e ngushta të grupacioneve politike dhe grupeve të interesit që bashkëpunojnë me ta. Asnjëherë nuk dominon kultura e debatit dhe e hulumtimit parlamentar.Vendimet mbivotohen, pa marrë parasysh arsyeshmërinë sepse po diktohen nga politikat e PSD-së dhe subjekteve tjera përfaqësuese.Tanimë këtij grupi iu ka bashkangjitur edhe PDK-ja, sepse janë marrë vesh që të mos i prekin disa interesa që PD K-ja i ka në disa ndërmarrje komunale e posaçërisht në “Termokos”. Kështu duket se po kultivohen raportet e bashkëpunimit edhe në nivel qendror, por të mbuluara me një konfidencialitet perfid”, tha Agim Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

RCCOLA

QARRI: PDK-JA DHE PSD-JA PO E NDAJNË TALLIN PËR TENDERË E LEJE NDËRTIMI

Ndërsa, sipas analistit politik Gani Qarri, lidhjen e ngushtë në mes të PSD-së dhe PDK-së po e konfirmon në deklaratat e tij të shpeshta publike edhe një nga eksponentët kryesorë të PDK-së dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Thaçit, Xhavit Haliti, i cili sipas Qarrit, po e përsërit për të satën herë se ish- kryetari i PDK-së dhe presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi, ka pasur dhe vazhdon të ketë ndikim të madh në të gjitha partitë politike, përfshirë LDK-në dhe Lëvizjen “Vetëvendosje”. “Se z. Haliti ka plotësisht të drejtë, këtë po e dëshmojnë tanimë hapur Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe e ashtuquajtura ‘parti’ e tyre PSD, të cilët, siç duket, kanë qenë “Kali i Trojës” në VV, të deleguar nga klani “Pronto” dhe SHIK-u famoz i nëntokës kriminale aty. Kjo po dëshmohet edhe nga fakti se tanimë janë bërë edhe publikisht pothuajse NJË- klika e Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut me klanin “Pronto”, PDK-në dhe Kadri Veselin, të cilat, PDK-ja dhe PSD-ja, bashkëpunojnë si është më së ‘miri’, në nivel komunal dhe në atë qendror, thuajse janë një parti politike dhe po e ndajnë tallin për tenderë e leje ndërtimi, pa asnjë kundërthënie së bashku”, vlerësoi Qarri. “As Prokuroria e shkelur dhe e sunduar nga PDK-ja nuk po u nxjerr kurrfarë telashe atyre, madje nuk bën publike as tabulatet e telefonatave dhe mesazheve telefonike ne mes të zyrtareve të lartë të PSD-së dhe zyrtarëve të PDK-së, përmes të cilave mund të zbardhen faktet se si ministrat e PDK-së, pandalshëm bëjnë pazare me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin për interesa të të dyja palëve si ne nivelin qendror, ashtu edhe ne atë lokal në Komunën e Prishtinës. Madje, vetë Shpend Jahti me klikën e tij po dëshmohen si një kopje identike e PDK-së dhe degë besnike e klanit “PRONTO”, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër, përveç zhvatjes në krim të organizuar të buxhetit,pronave dhe resurseve publike, pa harruar me këtë rast shantazhin e bllokimin ndaj bizneseve jashtë domenit të tyre, që ndodh, sidomos në kryeqytet, komunën që udhëhiqet nga një klan tipik mafioz në shërbim të mafiooligarkëve, gjë që po dëshmon hapur se Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre, realisht janë vetëm një satelit i pushtetit të inkriminuar dhe mafisë politike e biznesore, jo vetëm në kryeqytet”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot”.

KELMENDI:PSD-JA E SHPEND AHMETIT ËSHTË SHNDËRRUAR NË NJË KLAN TË VARUR NGA OLIGARKËT Sipas Prof. Muhamet Kelmendit, kjo lidhje e PSD-së me PDK-në e ka zanafillën e bashkëpunimit kriminal nga qeverisja komunale e Prishtinës, ku i kanë vizatuar dhe koordinuar interesat e përbashkëta ekonomike e politike. “Nuk ka dilemë se PDK-ja dhe PSD-ja janë parti të afërta dhe që bashkëpunojnë afër njëra me tjetrën. Bashkëpunimi është në sferën ekonomike dhe natyrisht edhe në fushën politike etj. Ka kohë që Shpend Ahmeti ka lënë interesin e kryeqytetit dhe të popullit të saj në llogari të veten dhe të grupit që e udhëheq. Ai është shndërruar në një klan të varur nga oligarkët dhe tërë aktivitetin e vet po e bën në llogari të grupeve të interesit të lidhura me përfitime ekonomike. Tash 5-6 vjet që është ky njeri në krye të Prishtinës nuk kemi zhvillim në fushën e punësimit a të zgjidhjes se çështjes sociale etj., pa bërë fjalë për infrastrukturë, e cila është privatizuar tërësisht. Edhe ajo pak pronësi e patundshme planifikohet që të privatizohet. Mendohet se Prishtina është nën kontrollin dhe udhëheqjen e disa kompanive private. Tërë komuna ka stagnuar dhe po stagnon. Zhvillimet do të jenë edhe më të dëmshme dhe nuk priten zgjidhje”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.

ALIU: KLIKA E SHPEND AHMETI E DARDAN SEJDIUT ME KLANIN ‘PRONTO PDK’ TË KADRI VESELIT JANË BËRË NJË!

Bashkëpunimin PSD-PDK e sheh me interes të grupeve të ngushta të interesit edhe analisti Bislim Aliu. “Me të vërtetë Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe ashtuquajtura “parti” PSD, po shihet se ata kanë qenë “Kali i Trojës” në VV, të deleguar nga klani ‘Pronto’ dhe SHIK-u famoz i nëntokës kriminale. Tani ata janë bërë NJW: klika e Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiut me klanin ‘Pronto PDK’ të Kadri Veselit. Kjo sigurisht po bashkëpunojnë edhe në nivelin lokal, por edhe në atë qendror. PDK-ja dhe PSD-ja thuajse janë një parti politike dhe po e ndajnë tallin së bashku për tender e leje ndërtimi”, u shpreh ai. “Tani pyesim pse prokuroria nuk i nxjerr tabuletat e telefonave dhe mesazheve telefonike në mes zyrtarëve të lartë të PSD-së dhe të zyrtarëve të PDK-së, ku zbardhen pandalshëm pazaret që bëjnë Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu, për interesa të të dyja palëve, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal në komunën e Prishtinës? Ndaj, Shpend Ahmeti me klikën e tij është një kopje identike e PDK-së dhe degë e klanit ‘Pronto’, të cilët nuk bëjnë asgjë tjetër përveç zhvatjes në krim të organizuar të buxhetit, pronave dhe resurseve publike, si dhe pa harruar shantazhin e bllokimin ndaj bizneseve, që ndodh sidomos në kryeqytet, komunën që udhëhiqet nga një klan tipik mafioz në shërbim të mafio-oligarkëve. Gjithsesi Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu dhe PSD-ja e tyre, janë realisht vetëm një satelit i pushtetit të inkriminuar dhe mafies politike e biznesore”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot”.

Muhamet Kelmendi Bislim Aliu menëve dhe të satelitëve të tij, prandaj edhe PSDK-ja kësaj radhe po shihet qartazi që është vënë në shërbim të kësaj vazhde të maskaradës, të cilën Hashim Thaçi dhe PDK-ja po e përdorin kundër interesave të Kosovës dhe për ta mbajtur gjallë Qeverinë e minorancës, aq sa do t’u konvenojë atyre”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Qytetarët e shohin PSD-në si degë të PDK-së Edhe qytetarët e anketuar nga gazetari kanë fituar bindjen e tyre se PSD-ja e Shpend Ahmetit nuk është gjë tjetër veçse një bisht i PDK-së, një degë e emërtuar ndryshe, që shërben për interesat e klanit “PRONTO”.

Qytetari Mirsad Krasniqi është i bindur që edhe qëllimi i daljes së krahut të Shpend Ahmetit nga VV-ja ka qenë bashkimi gradual me PDK-në si në nivel lokal, edhe në atë qendror, pra fillimisht me vota për ta mbështetur në Kuvend. “Këta me vetë faktin që atëherë kur u ndanë, u ndanë për këtë qëllim, që të jenë krah i PDK-së, që të jenë krah i kësaj Qeverie, edhe antikombëtare edhe antinjerëzore. Mendoj që ky ishte qëllimi i tyre që u ndanë nga VV-ja. Këtë më së miri e dëshmoi edhe seanca e fundit e ditës së hënë, kur këta të PSDK-së ishin deputetë e opozitës kinse që ndikuan për t’ia bërë kuorumin punimeve të Kuvendit, derisa nuk i kishte sa votat e pozitës.

Pra, që në fillim e kam menduar që kur u ndanë nga VV-ja, u ndanë për këtë qëllim dhe tani kjo po bëhet si realitet i dukshëm edhe në veprime. Interesi që i lidh këta edhe në nivelin lokal ta të bëjë me faktin se komuna e Prishtinës ka të tjera parametra të trajtimit, nuk mund të krahasohet me qytetet dhe komunat e tjera, sepse këtu është e koncentruar një pjesë e madhe e mundësisë së zhvillimit të biznesit dhe ka edhe nivelin më të lartë të buxhetit për dallim nga komunat e tjera, prandaj këtu shihet interesi i bashkëpunimit të tyre për nivelin lokal”, theksoi Mirsad Krasniqi. Një gjykim të ngjashëm ka edhe Xhafer Jashari. “Sa u përket koalicioneve dhe përçarjeve politike brendapërbrenda Parlamentit, po dihet, sepse duke pasur parasysh që VV-ja në fillim mori një hov shumë të madh, me 33% të votave pas zgjedhjeve të fundit, partisë që është në pushtet nuk i leverdiste ajo punë, ai rezultat, prandaj i krijuan ato figurat e shahut, që dihet se këtë e bën SHIK-u dhe filloi t’i inskenojë edhe përçarjet në këtë subjekt politik. Pra, ia arriti qëllimit që VV-në ta përçajë dhe ta ndajë në dysh, që tani krahu u Shpend Ahmetit iu bashkua PDK-së në mënyrë indirekte, jo akoma në mënyrë direkt, por në një mënyrë ky pozicionim i tyre është parë që nga fillimi dhe veç janë duke shkuar në të drejtim dhe sikur po shihet se çka do të bëhet”, tha Xhafer Jashari për “Kosova Sot”.