RCCOLA

Pronari i ujit “Kika” proteston për shkak të parregullsive

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan- Abdullah Bajra pronar i fabrikës së ujit “Kika” ka paralajmëruar protestë për të martën në shenjë pakënaqësie ndaj zyrtarëve komunal të financave në Gjilan. Bajra thotë se nuk po mund ta regjistrojë një kamion për shkak se padrejtësisht i figuron një borxh në emër të taksës komunale.

Abdullah Bajra pronar i fabrikës së ujit “Kika” në Kamenicë në shenjë pakënaqësie me zyrtarët e financave në Gjilan, ka vendosur që të martën të mbajë një protestë para Komunës së Gjilanit. Bajra tha se protestën e ka paralajmëruar edhe në polici.

Bajra thotë se ka disa vite që atij i bëhet e padrejtë dhe nga këto padrejtësi nuk po mund të zhvillojë aktivitetin e biznesit.”Jam detyruar të largojë edhe punëtorët nga puna për shkak se nuk kam mundur ta regjistrojë një kamion që nga viti 2009. Nga ai kamion bukën e gojës e kanë siguruar katër familje” tha Bajra.

Zanafilla e këtij problemi sipas Bajrës qëndron tek një borxh i vjetër që sipas tij i është vënë padrejtësisht nga inspektorët komunal. Ai thotë se drejtori i financave Nuhi Nuhiu nuk po e mundëson regjistrimin e kamionit.”Unë nuk kam borxhe në tatimin në pronë,madje unë kam ushtruar edhe padi në Gjykatën Komunale të Gjilanit e cila nuk po vepron tash e dy vite”.

Bajra tha se i kupton bllokadat që vijnë nga Serbia,por të bllokoj shteti yt,të sanksionojë zyrtari yt,politikat tona shkatërruese e bllokadat shantazhuese e tendencioze, kjo vërtetë është e pakuptimtë” tha Bajra.

Mobi Casa

Ndonëse ai është zyrtarë i lartë i Vetëvendosjes në Gjilan,Bajra tha se protesta fillimisht do të jetë personale,por nuk e përjashton mundësin që të ketë përkrahjen edhe nga bizneset e qytetarët.

Por krejt ndryshe e japin versionin zyrtarët komunal. Nuhi Nuhiu drejtor për buxhet dhe financa i kontaktuar nga Rajonipres tha se Bajra mund të protestojë dhe të bëjë çfarë të dojë,por ai ka një borxh prej 720 eurove, në emër të taksës komunale.”Unë nuk e kam vendosur atë shumë,e kam gjetur të tillë dhe ligjin duhet ta zbatojmë” tha Nuhiu.

Nuhiu tha se Bajra nuk ka borxhe në tatimin në pronë sepse atje e ka të rregulluar,por ky borxh ekziston në emër të taksës komunale.”Edhe pse ka bërë ankesë në Bordin e Ankesave ajo i është refuzuar,madje edhe në Gjykatën Kushtetuese ka bërë ankesë,por nuk ka gjetur mbështetje sepse figuron si borxh i obligueshëm” tha Nuhiu

Nuhiu tha se Bajrës i është ofruar një ofertë për të paguar të paktën 40 % të borxhit për ta marrë vërtetimin, me të cilin edhe mund të bëjë të mundur regjistrimin e kamionit ,por ai ka refuzuar kategorikisht edhe këtë mundësi” tha Nuhiu./rajonipress/