Hidromorava

Pronari i “SharrCemit” mund të dënohet me 5 vjet burg

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Shmangia e “SharrCemit” nga detyrimet doganore, e konstatuar nga Doganat e Kosovës, për kryeprokurorin e Qarkut të Prishtinës, Aleksander Lumezi, përbën vepër penale. Kundërvajtja doganore që sanksionohet me Kodin doganor nuk e përjashton përgjegjësinë penale të kompanisë, ndërsa dënimi, sipas tij, është deri në 5 vjet burg.

“Neni 298 i Kodit doganor që parasheh shmangien mashtruese nga taksat e importit është e paraparë që kushdo në çfarëdo mënyre është i përfshirë në shmangie mashtruese nga taksa e importit dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre muajve deri në tre vjet. Por kur shuma e detyrimeve të shmangura nga taksa e importit kalon 15 mijë euro, dënimi shkon deri në 5 vjet burg”, ka saktësuar ai.

Mobi Casa

Kryeprokurori Lumezi sërish ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që të bëjë kallëzim penal kundër kompanisë së çimentos “SharrCem” dhe ta dorëzojë në Prokurorinë Komunale të Prishtinës.

Ai, të premten, ka konfirmuar për “Kohën Ditore” se i ka telefonuar personalisht udhëheqëses së Njësisë së Sektorit të hetimeve në kuadër të Doganave, Sadije Topojani, që ta përgatisë lëndën dhe ta dorëzojë në Prokurori.