Promovohet strategjia e zhvillimit kulturor në Artanë
Gjilan – Drejtori i Arsimit dhe Kulturës në Komunën e Novobërdës Adem Abazi së bashku me Florent Mehmetin themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë bënë promovimin solemn të Strategjisë së Zhvillimit të Kulturës në komunë të Novobërdës.
Plani Strategjik për Zhvillimin Kulturor në Komunën e Novobërdës është nismë e teatrit Oda dhe Multimedias nga Shkupi në përkrahjen e fondacionit nga Programi Zviceran për Kulturë për Ballkanin Perëndimor dhe Olof Palme-Qendra Ndërkombëtare.
Florent Mehmeti themelues dhe drejtues i Teatrit Oda në Prishtinë theksoi se kjo strategji do të jetë një udhëzues i mirë për të ardhmen që kjo komunë të ketë një aspekt kulturorë shumë më të zhvilluar,meqenëse është një prej arsyeve që ne e kemi zgjedh Novobërdën është se ka një potencial të pa shtjerrueshëm kulturor e i cili e ndërlidh gjithashtu dhe me aspekte të tjera të përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve që nënkupton një zhvillim ekonomik,ku këtu përfshihet dhe turizmi kulturor të cilin e posedon komuna e Novobërdës.
Ndërsa Drejtori i Arsimit dhe Kulturës Adem Abazi tha se Komuna e Novobërdës është e para me një Strategji Kulturore të aprovuar dhe është e përfshirë në këtë projekt në mesin e tri komunave të Kosovës, ky është një planë shumë i rëndësishëm i cili do të jetë mekanizëm nëpërmjet të cilit do të behën hapat e parë në zhvillimin kulturor dhe të bizneseve te ndryshme kulturore.
Me këtë rast të pranishmit patën mundësinë të marrin kopje fizike të Strategjisë për Zhvillim Kulturorë të Komunës së Novobërdës./rajonipress/